“Gëzuar motin e ri”/ Kartolina e veçantë shqiptare e vitit 1903: O bijt e shqipërisë, erdhi dita për mësim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Pavarësisë së Bullgarisë nga sundimi i Perandorisë Otomane në 1878, shumë shqiptare mbërritën në vend si emigrantë politikë.

Vendet në Bullgari ku prezenca shqiptare ka qënë më e theksuar ishin Mandrica, Arbanasi, Tarnovo, Chervena Voda afër Rousse, Poroishte afër Razgrad, Dobrina afër Provadia dhe Devnya afër Varnës etj.

Shqiptarët nga Diaspora në Bullgari kanë pasur një kontribut të çmuar në Rilindjen shqiptare dhe zhvillimin e kulturës së vendit.

Një organizatë patriotike e shqiptarëve në Bullgari, Longing, me 53 anëtare u krijua më 1 janar 1893 në Sofje. Një shtyp në gjuhën shqipe u krijua menjëherë pas saj; përmes kalendarëve dhe gazetave, shtëpia botuese publikoi vepra të rëndësishme patriotike të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, përfshirë dhe botimet e vëllezërve Naim Frashëri dhe Sami Frashëri.

E tillë ishte dhe kjo kartolinë Vitit të Ri 1903 lëshuar në Sofje të Bullgarisë nga “Shoqëria e Shqiptarëve për Mësim – Dëshira”.

“O bijt e shqipërisë erdhi dita për mësim, t’i bini pas diturise me dëshirë, pa përtim”, shkruhet në kartolinë, ku më tej bëhet dhe urimi për Vitin e Ri: “Për shumë vjet gëzuar motin e ri 1903”.

Të fundit

Real Madrid nuk dorëzohet kurrë, Los Blancos përmbysin Bayernin dhe shkojnë në finale

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor. “Los...

Presidentin e PSG nuk e mbajnë nervat, shpërthen në ofendime ndaj gazetarit (Video)

Nasser Al-Khelaifi, Presidenti i PSG, deklaroi pas eliminimit të ekipit të tij nga Borussia Dortmund në gjysmëfinalet e Champions League se fati ju mohoi...

Aktorja e njohur zyrtarizon lidhjen me ish-banorin e BBV (Foto)

Aktorja e njohur, Ana Lika prej disa kohësh është përfolur për një lidhje me ish-banorin e Big Brother Vip, Bjordi Mezini. Pavarësisht spekulimeve të shumta,...

Nisma e Ramës/ Avokati zbulon çfarë do sjellë: Do të na bëjë anëtar të BE-së

Avokat Idajet Beqiri zbuloi se çfarë funksioni do të ketë rezoluta e propozuar nga Rama duke shtrirë edhe dorën ndaj opozitës për të çuar...

Moti i keq godet juglindjen, breshëri shkakton dëme në pemëtari

Moti i keq ka përfshirë juglindjen në orët e pasdites. Reshje të dendura breshëri kanë goditur njësinë administrative të Leskovikut. Goditjet nga breshëri i fortë kanë...

Lajme të tjera

Web TV