Popullsia e botës pritet të arrijë në 7.8 miliardë njerëz në ditën e parë të vitit 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas Byrosë amerikane të Regjistrimit të popullsisë, popullsia e botës parashikohet të arrijë në 7.8 miliardë njerëz në ditën e parë të Vitit të Ri 2022.

Kjo përbën një rritje prej 74 milionë njerëzish, ose një nivel rritjeje prej 0,9% që nga 1 janari i vitit 2021 deri më 1 janar të vitit 2022. Duke filluar nga viti i ri, 4.3 lindje dhe dy vdekje pritet të ndodhin në mbarë botën çdo sekondë, vlerësoi Byroja amerikane e Regjistrimit të popullsisë.

Ndërkohë, popullsia e Shteteve të Bashkuara u rrit me pothuajse 707,000 njerëz gjatë vitit 2021 dhe vendi pritet të ketë 332.4 milionë banorë në ditën e parë të Vitit të Ri 2022, thuhet në një njoftim të Byrosë amerikane të Regjistrimit të popullsisë.

Vlerësimi i Byrosë amerikane të Regjistrimit të popullsisë përfaqëson një normë rritjeje prej 0,2% në periudhën një janar 2021- një janar 2022.

Duke filluar nga viti i ri, popullsia e Shteteve të Bashkuara pritet të rritet me një lindje çdo 40 sekonda, minus vdekjet. Shtetet e Bashkuara pritet të përjetojnë një lindje çdo nëntë sekonda dhe një vdekje çdo 11 sekonda, si dhe një person shtesë nga emigrimi ndërkombëtar çdo 130 sekonda./VOA

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV