Sekuestrimi i 119 kg kokainë në Tiranë, foto të skanerit, si e nxorri kontejnerin të pastër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sigurohet fotoja e skanerit të kontejnerit me banane ku u gjetën 119 kg kokainë të nisura nga Amerika Latine drejt magazinave të kompanisë Zico Sh A në zonën e Vaqarit.

Bëhet me dije se kontejneri ka mbërritur në portin e Durrësit dhe pas zhdoganimit e kontrollit në skaner ka rezultuar i pastër kësisoj ka dalë nga porti, me destinacion magazinat e firmës në periferi të Tiranës. Por në afërsi të fshatit Romanat në rrugën nacionale Durrës-Tiranë kamioni është ndaluar nga 4 persona ende të paidentifikuar, të cilët për disa minuta kanë ushtruar kontroll në kamion dhe në kontejner dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Sipas shoferit të kontejnerit ata e kanë thënë që të mos hapë gojën duke e kërcënuar me familje.

Për këtë ngjarje përfaqësuesit e firmës importuese të bananeve kanë njoftuar Policinë e Shtetit. Uniformat blu bënë një kontroll të imtësishëm në kontejner dhe gjetën 119 kilogramë kokainë. Megjithatë Gjykata ka lënë në burg administratorin e firmës Zico Sh A Marson Murataj që merret me import eksport të bananeve dhe dy shoferët e kontejnerit Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu. Droga u gjet pikërisht në kontejnerin me banane të nisur nga Amerika Latine dhe që kishte kaluar transit në portin e Goia Tauro në Itali.

Të fundit

Ish banorja e BBV humb babain: Gjysma e shpirtit tim u shua…

Ish-banorja e “Big Brother VIP1” dhe këngëtarja e njohur Xheisara Frisku, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit...

Kush po pret fundin e Berishës?/ Murrizi liston emrat: Bardhi, Këlliçi dhe…

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po presin që Berisha të...

TMERR/ Gjendet e varur në shtëpinë e saj policja shqiptare, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë, ku një efektive policie ka ndërruar jetë. Mediat vendase raportojnë se efektivja është gjetur pajetë në...

Skemë tjetër pensionesh/ Kush do paguhet më shumë?

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka menduar një skemë të re...

E ironizoi publikisht, Ermal Mamqi i përgjigjet Rezart Veleshnjas?

Ermal Mamaqi duket se i është përgjigjur indirekt Rezart Veleshnjajt pasi e ironizoi publikisht. Ai ka publikuar të dhënat e interaktivitetit të tij në...

Lajme të tjera

Web TV