Projekt me kulla në selinë e PD, reagon Bardhi: Qesha pafund nga mashtrimi i Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar për projektin e kullave që do të ndërtohen në territorin e selisë blu. Bardhi thotë se ky është një mashtrim i Sali Berishës, i cili nuk e mbulon dot dhunën në 8 janar dhe kryqin e madh të zi nga SHBA.

‘Qesha pa fund me mashtrimin e sotëm të Sali Berisha. Na akuzon ne se po japim godinën e PD për ndërtim!!! Turp e faqja e zezë, deri ku shkon ligësia, mashtrimi dhe sajesat e një njeriu që ka humbur arsyen.

Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk zhbën dot dy të vërteta: dhunën e një organizate kriminale ndaj PD në 8 Janar, dhe konfirmimin e sotëm për vendosmërinë e SHBA për të bashkëpunuar me PD për të ardhmen e Shqipërisë dhe kryqi i madh i zi që i kanë vënë Sali Berishës prej kohësh.

Nga 18 Dhjetori ku demokratët lanë pas të shkuarën dhe zgjodhen të ardhmen, Partia Demokratike ka vetëm një mision: mbrojtjen e interesit publik dhe rikthimin në pushtet të PD, si e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.’- shkruan Bardhi.

Të fundit

“Keni ngrënë dreka dhe darka jashtë”, a e ka mik Jul Deda babain e Heidit?

Françeska Murati duket se është e bindur se Julian Deda dhe babai i Heidi Bacit, njihen jashtë shtëpisë së...

Pas presidentes edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Vendin tim e quaj si ta dua

Pas deklaratave të presidentes së re maqedonase e cila gjatë betimit vendit iu referua vetëm si Maqedoni, kryeministri Hristian Mickoski sfidon Greqinë, duke thënë...

BE nis një hetim ndaj kompanisë Meta, arsyeja

Komisioni Europian ka nisur një hetim të thelluar ndaj Metës për shkeljen e mundshme të rregullave të BE-së të përfshira në Aktin e Shërbimeve...

10 futbollistët më të paguar në planet për vitin 2024, Ronaldo mposht thellë Messin

Edhe një herë futbolli del në skenë si sporti dominues në listën e sportistëve më të paguar në vitin 2024. Në publikimin e kësaj...

Zbardhet vendimi/ Kush janë 2 anëtarët e Kushtetueses që ishin pro lirimit të Belerit

Shumica vendos dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i padiskutueshëm, por ai i 21 marsit për Fredi Belerin ka edhe mendim pakice me dy...

Lajme të tjera

Web TV