“Ishte dita më e vështirë e jetës”/ Demokratja mes lotësh rrëfen momentet e tensionit në protestën e 8 janarit: Qanim që të gjitha nga frika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD, Lulzim Basha dhe nënkryetarja e kësaj partie, Grida Duma, janë duke zhvilluar një takim me gratë demokrate. Në bashkëbisedimin me to, spikati rrëfimi i një gruaja, e cila, ka treguar momente nga protesta e 8 janarit.

Ajo rrëfeu se ndodhej në seli në momentin që protestuesit gjuanin me shkopinj dhe gurë e në një moment, nisi të kishte frikë për jetën e saj. “Kisha djalin me temperaturë, më thërriste për ndihmë, por nuk i përgjigjesha dot”, rrëfen gruaja.

Ajo më tej, theksoi se Berisha duhet t’i kërkojë falje grave dhe nënave që humbën fëmijët e tyre si pasojë e ’97-ës e firmave piramidale.

“E kam pak zërin e marrë nga oksigjeni i asaj dite i gazit, kështu që do të më mirëkuptoni. Dua të tregoj një episod në momentin që u hodh gazi dhe u sulmuam, disa shoqe u përqafuam për të fundit herë dhe thamë a do të dalim apo jo gjallë. Ne flisnim për familjet tona dhe qanim që të gjitha. Atë ditë ka qenë dita më e vështirë e jetës time. Drita ishte e sëmurë, të gjithë ankohenin për njerëzit jashtë. Thërrisnin fëmijët tanë jashtë, por s’dilnim dot sepse s’na lejonin. Na gjuanin me shkopinj, me gurë. Atë e kam ndjerë si momentin më të vështirë sepse s’iu përgjigja djalit tim që e kisha me temperaturë 40. Unë thoja që do të dilnim gjallë, sepse kemi kauzën tonë të fortë. Kishim frikë për të shkuar në shtëpi, sepse nuk kishim mbrojtje. Shoqet tona që ishin jashtë se kishin problem. Ata gjuanin sikur të ishim armiqtë e tyre.

 

 

Unë i bëj thirrje patriotit tim, t’i kërkojë falje 300 nënave të Tropojës që janë veshur me të zeza. Duke qenë se jemi mbledhur si gra të na kërkojë falje për veprimet apo mos veprimet e tij që ato gra janë veshur me të zeza. Firmat piramidale që u bënë në kohën e tij, për ’97-ën duhet t’i kërkojë atyre nënave falje. Janë disa gjëra që Berisha nuk i bëri gjatë kohës së vet. Me veprimet apo mos veprimet e tij s’duhet të vinte të gjuante me gurë e me gaz. Unë i them tërhiqu e demokratët e tjerë të bëhemi bashkë. Nëse ato nuk kanë kurajo të përballen me të gjitha problemet dhe kërkesat e nënave, kauza e tyre është e humbur. Ne kemi një kauzë e do të ecim përpara të gjitha”, tha anëtarja e PD.

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV