“Kosova nuk ekziston”/ Dua Lipa reagon kundër atyre që i kanë cenuar identitetin shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, e ka treguar gjithmonë me krenari prejardhjen e saj. Ajo në asnjë moment nuk rri pa përmendur faktin se nga ka ardhur, edhe pse ka vite që jeton në Mbretërinë e Bashkuar.

Së fundmi, Lipa ka dhënë një intervistë për “WSJ. Magazine”, ku ka folur gjatë lidhur me çështje të ndryshme të jetës së saj.

Një ndër temat që ajo ceku fillimisht ishte për thelbin e mbajtjes së jetës së saj larg shkëlqimit mediatik.

“Diçka që kam kuptuar me kalimin e kohës është se sa pak njerëzit i dinë në të vërtetë gjërat siç janë. Unë kam bërë paqe me faktin që njerëzit mund të mendojnë atë që duan të mendojnë, por askush nuk e di me të vërtetë se çfarë po ndodh pas dyerve të mbyllura.” Deklarata e Lipës vjen pas ndarjes me të dashurin prej dy vitesh, modelin Anwar Hadid.

“Kosova nuk ekziston”/ Dua Lipa reagon kundër atyre që i

Duke folur më tej për rrënjët e saj kosovare, këngëtarja përsëriti se kujtimi i së kaluarës e ndihmon atë të jetë e bazuar dhe e kënaqur me jetën e saj.

“Është një pjesë shumë e madhe e asaj që jam. Duke pasur parasysh prindërit e mi dhe mënyrën se si ata erdhën në Mbretërinë e Bashkuar, [situata e refugjatëve] ka qenë gjithmonë diçka afër zemrës sime. Kam lexuar shumë komente nga njerëzit që më thonë se nuk kam shtet, nuk kam identitet, Kosova nuk ekziston. Kam jetuar në Kosovë, i di jetët që kanë humbur. Kështu që kur dikush mundohet të më mohojë identitetin dhe përvojën time, është e vështirë për mua të qëndroj prapa dhe të mos flas për të. Kështu që kjo është diçka që do ta bëj gjithmonë”, ka deklaruar këngëtarja.

Të fundit

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Lënda e bardhë është përgjegjëse për transmetimin e sinjaleve të ndryshme dhe të vazhdueshme në tru. Ajo shërben për...

Sot protesta e katërt para bashkisë Tiranë, apeli policisë:Distancohuni nga çdo akt dhune

Sot, 26 prill, do të zhvillohet protesta e radhës e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë Tiranë. Protesta e cila...

Pluhur afrikan dhe rritje temperaturash, çfarë ndodh me motin në fundjavë

Meteorologu Hakil Osmani ka treguar si do të jenë kushtet e motit për fundjavën dhe çfarë na pret fillimin e javës së ardhshme. Ai...

Gjeografia e simpatizantëve të 4 politikanëve kryesorë

Nga Eduard Zaloshnja Një nga pyetjet e përmuajshme në sondazhin që zhvilloj për Report TV është: “Për cilin nga 4 politikanët kryesorë keni opinionin më...

“Central Recorder”: Zbuloni rivierën shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz

Eksploroni Rivierën mahnitëse Shqiptare, plazhet më të mira dhe xhevahirët e fshehur. Bukuria e Rivierës Shqiptare është një parajsë që pret të zbulohet, shkruan...

Lajme të tjera

Web TV