Pas 500 vjetësh certifikohet lagja Kala në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjensia Shteterore e Kadastrës përfundon procedurat e rregjistrimit fillestar për Zonën Kadastrale 8524 që përfshin Qytetin e Elbasanit. Me këtë rast Drejtori Artan Lame ka dorëzuar certifikatat e para për banorët e lagjes Kala në Elbasan. Së bashku me Kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja dhe deputetin Damian Gjiknuri njoftuan përfundumin e procesit të regjistrimi fillestar i pasurive në lagjen historike të Elbasanit.

Drejtori i Kadastrës Artan Lame teksa ka shpërndarë disa certifikata të pronësisë për banorët e kësaj zone tha se në Kalanë e Elbasanit nuk ishte bërë asnjëherë regjistrimi fillestar. Përfundimi i këtij procesi i jep mundësinë të gjithë banorëve të lagjes së kalasë të aplikojnë për të marrë certifikatën e pronësisë, pra regjistrimi zhbllokon procesin e legalizimeve për këtë zonë. “Kalaja e Elbasanit është ndërtuar përpara 500 vjetësh, ka 400 vjet që është e banuar dhe në asnjë epokë as Sulltani, as Zogu, as Enveri dhe asnjë nga qeveritë e pas ’90 nuk ja kishin dalë ta zgjidhnin këtë problematikë”. Janë gjithsej 7700 pasuri që certifikohen dhe marrin dokumentin e pronësisë.

E gjithë zona kadastrale ku përfshihet edhe kalaja ka pasur një problem të vjetër që është ai i regjistrimit fillestar. Nuk ishte bërë asnjëherë regjistrimi fillestar. Është bërë pikërisht regjistrimi fillestar i kësaj zone, i cili i jep mundësinë qytetarëve që të vijnë të bëjnë aplikimin për të marrë certifikatën e pronësisë, qoftë për shtëpitë e reja, qoftë për shtëpitë e vjetra ato të para ’90, qoftë edhe për legalizimet që nuk mund të bëheshin pa përfunduar regjistrimin fillestar. Kësaj problematike të madhe me regjistrimin fillestar dhe me legalizimet, i dha zgjidhje ligji ‘Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në republikën e Shqipërisë” tha deputeti Damian Gjiknuri.

Lexo edhe :  Kreu i KQZ thirrje emigrantëve: Ndiqni manualet në PER para aplikimit

 

“Falë vendimeve dhe ligjit që u bë në vitin 2020, për procedurat kalimtare të pronësisë, hapi mundësinë që të legalizohen të gjitha ndërtimet e para ‘90. Në po flasim edhe me Ministrinë e Kulturës që të gjejmë fonde financimi për të financuar shtëpitë e vjetra për ti rinovuar”, tha Gjiknuri.

Ndërsa për kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja përfundimi i këtij procesi, është shtysë për të mbyll edhe problematika të tjera me pronësinë.

 

“Kalaja ishte një nga zonat e paregjistruara, por ka edhe zona të tjera që kanë këtë problem. Kalaja ishte edhe një shtysë që duhet ti jepnim të gjithë këtij procesi. Do të vazhdojmë në të gjitha në zonat e tjera të qytetit”, tha kryetari i Bashkisë së Elbasanit.

 

Historik i Shkurtër: Kalaja e Elbasanit është ndërtuar në kohën e Perandorisë Romake rreth 2000 vjet më parë në formën klasike të kalave romake me forme katrore. Pas rrënimit gjatë dyndjeve barbare, ajo u rindërtua tërësisht nga sulltan Mehmeti II në vitin 1466 gjatë luftrave me Skënderbeun.

Pas disa shekujsh si kala garnizoni, ajo dalëngadalë u kthe në zonë banimi dhe erdhi në shekullin e XX tërësisht e banuar kryesisht me banorë ortodokse që njihet si Lagja Kala. Brenda saj janë një numër banesash monument kulture si edhe disa kisha dhe xhami. Gjithashtu Brenda territorit të saj është edhe ndërtesa e Shkollës Normale të hapur në vitin 1908.

 

 

Të fundit

“Apple” dhe “Alibaba” në partneritet strategjik, çfarë po synojnë?

Kompania kineze “Alibaba Group Holding” ka hyrë në partneritet strategjik me gjigantin amerikan të teknologjisë “Apple” për të zhvilluar...

Rrugë më të gjata për të shmangur hapësirën ruse/ Emetimet e aviacionit rriten me 1%

Një studim i fundit i publikuar në Communications Earth & Environment zbulon se emetimet globale të dioksidit të karbonit (CO₂) nga aviacioni u rriten me 1% në 2023. Rritja...

Aksident i rëndë në rrugën e Shëngjinit, ndërron jetë një person

Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën e Shëngjinit. Raportohet për një viktimë, ndërsa një pasagjere ndodhet në gjendje të rëndë.

Edhe pse të ndarë, Mevlani tregon pse i dërgoi Livias mesazh në Big Brother

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Mevlan Shaba, pranoi se i ka dërguar mesazh në ‘Big Love’ Livia Brungës. Ndonëse nuk dihej qartë, ai tha...

Deklarata e sekretarit amerikan: Ruajtja e kufijve të vitit 2014 në Ukrainë, e pamundur

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka thënë se është “joreale” të pritet që Ukraina të kthehet në kufijtë e saj të para vitit...

Lajme të tjera

Web TV