Kryeministri Edi Rama ka pyetur qytetarët shqiptarë të japin mendimin e tyre në lidhje me nismën aq shumë të debatueshme, “Ballkani i Hapur”. Në pyetjen e 12 të Këshillimit Kombëtar, Rama pyet qytetarët të shprehen nëse kjo nismë është në interes të Shqipërisë apo jo.
“Kjo është edhe çështja e fundit e pyetësorit të Këshillimit Kombëtar, për bashkëqytetarët e bashkëqytetaret, kudo ndodhen! Ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e këtij kuvendimi popullor me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë Shqipërinë”- shkruan ai.