A mund të bëhen ëndrrat realitet në Shqipëri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduart Gjokutaj

 

Sipas mënyrës se si perceptohet shndërrimi i ëndrrave në realitet të prekshëm egziston një kuptim që përkon me përcaktimin që ndeshet më shpesh se çdo qytetar duhet të ketë mundësi të barabarta për të arritur sukses dhe prosperitet përmes punës së palodhur, vendosmërisë dhe iniciativës. E gjitha kjo më lart ngjason me ëndrrën amerikane që bëhet realitet. Edhe pse ëndrra amerikane është e ndryshme për secilin prej nesh këtu në Shqipëri, gjithsesi ajo varet nga interesat dhe aftësitë tona, por dhe nga dëshira jonë për të punuar dhe për të arritur çfarëdo qëllimi që kemi. Megjithatë vija të cilën përshkon ëndrra për tu bërë reale kalon në tre pika që po ti bashkosh me njera-tjetrën përbëjnë drejtëzën përcaktuese për shndërrimin në realitetin e lakmuar. Ëndrra amerikane shpesh sjell në mendjen tonë ngjashmërinë e një jete të bazuar te puna që “prodhon” mundësi, sukses dhe lumturi. Në mentalitetin tonë, ideja e ëndrrës amerikane është e bazuar te mirëqenia matëriale, por në realitetin aktual që jetojmë është e lidhur po aq ngushtësisht edhe me të drejtën për të jetuar i lirë për të përcaktuar të ardhmen. Nëpërmjet këtij sqarimi, për ne shqiptarët kjo do të thotë liri për të punuar dhe jetuar mes mundësive njësoj për të gjithë dhe aftësi që stimulohet nëpërmjet shumë faktorëve për të zgjedhur të ardhmen duke e shfrytëzuar lirinë për ta shkruar vetë fatin tonë. Por, a ndodh apo mundet të ndodhë që ëndrrat shqiptare të bëhen realitet? Nëse ktheheni në realitetin tonë, ëndrra shqiptare nuk mundet dot edhe për mjaft kohë të kthehet në realitetin që dëshirojmë. Së pari, edhe nën skenarin me rastin më të mirë të rritjes së përshpejtuar ekonomike (mbi 8%) dhe rishpërndarjes së pasurisë së akumuluar nga 10 përqindëshi më i pasur te 30 përqindëshi më i varfër i popullsisë, shkalla e varfërisë do të ishte ende rreth 10 përqind në vitin 2030, të paktën si përmendet në studimet për vende të ngjashme me Shqipërinë për nga treguesit dhe mënyra e ndërtimit të ekonomisë. Një ëndërr më realiste do të ishte ulja e varfërisë me një diapazon nga 30% në 20% në të paktën 10 vitet e ardhme. Me këtë ritëm, veçanërisht nëse arrihet pjesërisht duke ulur pabarazinë, ekonomia do të merrte një ritëm të qëndrueshëm rritje dhe do të kontribuonte në mënyrë domethënëse në mirëqenien e shqipotarëve në tërësi. Pa hequr varfërinë e këtyre dimensioneve nuk mbetet vend për ëndrra që mund të bëhen realitet.

 

Së dyti, klasa punëtore shqiptare dhe ajo që është ngjitur me të (klasa e mesme) janë ende duke u rritur dhe përmirësuar dhe struktura e tyre është duke u përmirësuar, por pa synuar ende që ëndrrën ta bëjnë realitet brenda Shqipërisë. Ato kanë marrë një pamje të re dhe natyra e tyre është forcuar. Për të mbështetur dhe ndërtuar të ardhmen e tyre (tonën), ne duhet të mbështetemi me gjithë zemër te këto dy forca kryesore të zhvillimit duke përmirësuar pozicionin e tyre politik si pjesë e bazës së gjenerimit të lidershipit të nesërm për të mundësuar kthimin e ëndrrave në realitet. Për këtë duhet ti jepet një rol i ri më i fortë si pjesë e  forcave kryesore për të drejtuar vendin. Kjo politikë nuk nënkupton të njëjtën mënyrë dhe rol drejtues që përmendej në ish-socializëm. Jo, kjo politikë nuk mund të jetë përsëritje e të kaluarës. Të mbështetësh zhvillimin dhe shndërrimin e ëndrrës kapitaliste në realitet nevojitet që të mbështetemi në të gjithë procesin e formulimit të politikave për zhvillim dhe të kërkojmë llogari që ti zbatojmë ato në përditshmërinë tonë, si një formulë që i jep dinamikë ekonomisë dhe familjes për shanse të barabarta dhe shfrytëzimin e mundësive. Këtë ëndërronte një amerikan më shumë se një shekull përpara (klasë punëtore) dhe që në rastin kur angazhohej dhe punonte fort për ëndrrën e tij nuk kishte asnjë forcë që ta pengonte që ta realizonte. Së fundmi, ne kemi të gjitha institucionet e një shoqërie demokratike (kushtetutë, zgjedhje, parti politike, ligje, një gjyqësor aktiv e kështu me radhë), por duhet ti riformatojmë për të ndihmuar ëndrrat ti bëjmë realitet.Ne të gjithë e dimë se demokracia jonë është me të meta dhe rrëmujë. Ka pak zbatim të shtetit të së drejtës ose respektim të barazisë në të drejtën për të përfituar në mënyrë të barabartë nga burimet e vendit, por edhe nga drejtësia.

Lexo edhe :  Kjo është PD-ja…

 

Masat e dekadës së fundit të reformave ekonomike sigurisht që kanë reduktuar hapësirën për korrupsion dhe i kanë dhënë më tepër liri qytetarëve, por ende është shumë pak për të ndikuar në ëndrrën shqiptare për tu bërë realitet. Në vrapimin tonë për përparim dhe pasurim të shpejtë, ne kemi bëmë gabime në fushën ekonomike. Ne u kënaqëm me përmbushjen e një pjese të mirë të ëndrrave të papërmbushura në shumë dekada dhe shpërdoruam një sasi të madhe burimesh për të nxitur kapitalizmin e shpejtë, duke përfshirë ndërtimin e mirëqenies mbi gërmadhat e ekonomisë së shkattëruar të nxitur për ta bërë ëndrrën kapitaliste shumë shpoejt realitet. Por, shteti që u instalua si model i qeverisjes është jo produktiv për ëndrrën, por produktiv për korrupsionin me firo të mëdha në lirinë dhe të drejtat për të zgjedhur të ardhmen për veten tonë. Me gjithë këto, epoka post socialiste ka krijuar disa themele të forta dhe të shëndosha për prosperitetin e ardhshëm. Natyrshëm, që politikat tashmë po fokusohen në objektiva përforcuese kombëtare për ta bërë rritjen më të fortë dhe elastike ndaj sfidave të ardhme. Ajo që jep më shumë shpresë për ëndrrën shqiptare është zhdukja e paprekshmërisë së shkelësve të ligjit. Megjithatë, ne rrallë ndalemi të mendojmë se sa është përmbushur deri tani ky objektiv. Por është një fakt dhe duhet vetëm të shikojmë përreth për ta parë vazhdimisht si mekanizmi që mundëson në ëndrrën tonë për shtetin e të drejtës. Është e vërtetë se ka ende një masë të madhe të paprekurish nga ligji, por reforma e drejtësisë po bën punën e vet. Është pikërisht ndërtimi i shtetit që udhëhiqet nga ligji, që vlen si mekanizmi kryesor edhe për shqiptarin që ta bëjë ëndrrën realitet. Për të arritur shëndërrimin shoqëria duhet të vazhdojë të respektojë punën dhe politika e re duhet të ndikojë që nëpërmjet instrumenteve të saj të gjithë ata që punojnë të gëzojnë mirëqenie shumë më të mirë se sa sot. Për të realizuar ëndrrat e bukura, për të zgjidhur vështirësitë që pengojnë zhvillimin, por dhe për të qenë i suksesshëm në jetë duhet të kërkojmë drejtëzën që kalon nëpër tre pikat e referencës: punë, shtet i të drejtës dhe iniciativë e lirë.

 

 

Të fundit

Mijëra emigrantë rikthehen në atdhe për festat e fundvitit, fluks në doganën e Kapshticës

Festat e fundvitit, kanë rritur ndjeshëm numrin e shtetasve shqiptarë që rikthehen në vendlindjen e tyre për të kaluar...

E preferuara e Donald Trump/ Pse u largua Ivanka Trump nga politika?

Ivanka Trump , gjatë gjithë jetës së saj ka punuar për babanë e saj, Donald Trump, si në bizneset e tij ashtu edhe gjatë...

Sikur Edith Durham të ishte këshilltare e Kurtit dhe Ramës

Nga Ben Andoni Edhe një ditë pas mbledhjes së përbashkët të dy parlamenteve shqiptare të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Prishtinë, publiku...

Rozana Radi thotë pesë emrat: Ja kush janë finalistët e Big Brother

Edhe pse nuk kanë kaluar akoma 24 orë nga nisja e Big Brother Vip, banorët kanë të bëjnë supozime se kush do të shkojë...

Nesër reshje të dendura shiu/IGJEO thirrje institucioneve:Këto zona rrezikojnë përmbytjen

Bazuar në raportimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe IGJEO, Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u bën thirrje të gjitha strukturave...

Lajme të tjera

Web TV