Tragjeditë hapsinore të anijeve amerikane, si shpërthyen “Challenger” dhe “Columbia”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas 30 vjetësh dhe 134 misionesh, programi i anijeve hapësinore të NASA-s përfundoi në korrik 2011. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të garantuar sigurinë e ekuipazhit dhe përgatitjen e mirë profesionale të tyre, gjatë misioneve humbën jetën 14 astronautë dhe shpërthyen dy anije, “Challenger” dhe “Columbia”…

…Çdo vit në janar, Agjencia Amerikane e Hapësirës NASA zhvillon një ditë përkujtimore për të nderuar ata që humbën jetën në kërkim të mistereve të universit. Një çast i rëndësishëm është ai i shpërthimit në hapësirë të anijes Challenger, një ngjarje që tronditi vendin dhe ndryshoi programin amerikan të hapësirës:

 

“Challenger”

Anija Challenger u shkëput nga Toka nën një qiell të kthjellët më 28 janar, 1986. Por 73 sekonda më pas, ndodhi katastrofa.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Greg Flakus ishte atje. Nisja, thotë ai, ishte krejt pa probleme. “Pastaj pashë shkëputjen, kur dy raketat morën anash dhe u shfaq një re tymi e filluan të bien copa. Kisha parë plot nisje anijesh, kurrë nuk e kisha parë një gjë të tillë. Mendova “Ndoshta ngaqë sot është ditë tepër e kthjellët, po shoh gjëra që normalisht nuk do t’i kisha parë”. Por më pas, dëgjuam një njoftim nga një zyrtar i kontakteve publike të NASA-s që thoshte “Kemi të bëjmë me një defekt të madh”. Këto fjalë shkaktuan reagim të fortë, sikur dikush të më kishte goditur me grusht në stomak”.

Vdekja e ekuipazhit me 7 anëtarë i zhyti amerikanët dhe presidentin në pikëllim:

“Nuk do t’i harrojmë kurrë, nuk do të harrojmë momentin e fundit kur i pamë në mëngjes, në përgatitje për udhëtim, kur na përshëndetën dhe më pas u larguan nga kjo botë për të prekur fytyrën e Perëndisë”.

Së bashku me austronatët ishte edhe një qytetare e thjeshtë, Christa McAuliffe, e cila ishte zgjedhur si e para mësuese në hapësirë. Nxënës shkollash në të gjithë vendin panë shpalosjen e tragjedisë në hapësirë.

Valerie Neal është kuratore e ekspozitës për fluturimet në hapësirë në Muzeun Kombëtar të Hapësirës dhe Aeronautikës në Uashington. Ajo thotë se nga mesi i viteve 1980, publiku mendonte se lëshimi i anijeve në hapësirë ishte diçka e zakonshme.

Lexo edhe :  Simbolet e karabinierëve: historia, uniforma, ngjyrat, motoja dhe tradita e forcës

“Anija kishte bërë 24 udhëtime pa probleme madhore. Këto fluturime filluan të duken si diçka rutinë dhe njerëzit nuk po u kushtonin më vëmendjen e dikurshme. Por këto janë gjithmonë sipërmarrje shumë të rrezikshme”.

Menjëherë pas aksidentit, NASA hapi një zyrë të re për sigurinë dhe mori edhe hapa të tjerë:

“E para dhe më e rëndësishmja, mendoj unë, ishte projektimi i një sistemi më cilësor për lëshimin e anijes, në mënyrë që të mos kishte përsëritje të tjera të të njëjtit problem teknik që shkaktoi tragjedinë”.

 

“Apollo 1”

Challenger nuk ishte tragjedia e parët e NASA-s, por as e fundit.

Më 27 janar 1967, tre astronautë në misionin Apollo 1 vdiqën nga një zjarr i furishëm në platformën e lëshimit.

 

“Columbia”

Më 1 shkurt, 2003, anija hapsinore Columbia u shpërbë duke vrarë 7 astronautë në bord.

Duke pasur parasysh gjithë këto humbje tragjike, zonja Neal thotë se është e mahnitur nga vitaliteti i programit të hapësirës.

“Është shumë e vështirë ta thuash që tragjedia është çmimi që paguajmë për zbulimet, por shpesh here është pasojë e eksplorimeve. Por fakti që programi hapsinor nuk u mbyll pas kësaj, fakti që nuk hoqëm dorë me justifikimin që një gjë e tillë është tepër e rrezikshme dhe nuk duhet bërë më, mendoj është një meritë e veçantë e popullit dhe shpirtit amerikan”.

Rezervuari i brendshëm i naftës i anijes kozmike Columbia lëshoi shkumë gjatë nisjes, duke krijuar një vrimë në krahun e anijes. Ajër tejet i nxehtë u fut në krahun e anijes kozmike Columbia, duke e shkatërruar plotësisht.NASA me muaj të tërë punoi për të ndryshuar veprimin e anijes, por probleme pati edhe me anijen Discovery.

 

“Antares” pa viktima

Në 29 tetorin e vitit 201, anija “Antares” pa pilot e lëshuar nga Agjencia Amerikane Hapësinore e NASA-s shpërtheu në sekondën e 6 pas nisjes së saj, duke u cilësuar kështu si një dështim katastrofik që rrallëherë mund të ndodhë. Raketa u lëshua nga stacioni hapësinor Wallops Island në Virginia. Bbrenda anijes hapësinore gjendeshin mjete shkencore eksperimentimi dhe pjesë rezervë me një peshë afro 2.5 tonë për 6 astronautët që jetonin në stacionin e hapësirës.

 

Përgatiti për botim: L.Veizi

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV