Nisma e ‘Ballkanit të Hapur’, Vuçiç: Jam gati të bisedoj me Kurtin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për nismën e Ballkanit të Hapur, por edhe për faktin se është gati të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe për vizitat e të dërguarve të posaçëm të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

Aleksadër Vuçiç dhe Albin Kurti mund të ulen për bisedime në kuadër të nismës Ballkani i Hapur.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, teksa ka folur për Ballkanin e Hapur, ka nënvizuar se është gati të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Vuçiç në një intervistë për televizionin Happy ka theksuar se është gjithmonë i gatshëm të bisedojë me Kurtin për ‘Ballkanin e Hapur’.

“Edhe pse nuk e shoh shumë të arsyeshme të bisedoj me të, megjithatë gjithmonë jam i gatshëm për këtë gjë”, tha Vuçiç.

Ndërsa për vizitën e fundit të Escobarit dhe Lajçakut, ai tha se nuk mund të fliste për detaje, por që sipas tij, ishin bisedime të vështira.

Për shkuarjen e ambasadorit të ri amerikan në Beograd, Christopher Hill, Vuçiç tha se edhe pse “përvojat tona nuk janë të lehta, ne i mirëpresim ato”.

Ndërsa për inciativën e Ballkanit të Hapur theksoi se është një “projekt i mençur”.

Të fundit

Ballkani mposhtet minimalisht në Çeki nga Plzen, paraqitje dinjitoze nga suharekasit

Ballkani i pafat në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Conference League. Skuadra nga Suhareka u mund minimalisht...

Spektakël në Holandë mes Ajax dhe Marseille, AEK ”shokon” Brightonin në shtëpi

Shumë gola për një pikë në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, me Ajaxin dhe Marseillën që ndanë nga një pikë falë barazimit spektakolar 3-3....

Biden do dërgojë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore në Ukrainë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare SHBA, Jake Sullivan, tha në një konferencë për shtyp, se Presidenti Joe Biden, do njoftojë Zelensky një paketë të re...

Duheshin 84 vota, Kuvendi shtyn rritjen e pagave për Kushtetuesen

Kuvendi nuk mundi të miratonte as këtë të enjte ligjin për Gjykatën Kushtetuese që parashikon rritjen e pagave për anëtarët e saj. Kjo për...

Ekzekutohet një 33-vjeçar në Shkodër, të dhënat e parae

Shkodër/Informacion paraprak   Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç,...

Lajme të tjera

Web TV