Momenti kur ministri ukrainas shtrihet përtokë për të shpëtuar nga bombardimet ruse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës mbetet e tensionuar. Madje tani kanë nisur edhe bombardimet.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës u detyrua të ulej në tokë për t’u mbrojtur gjatë një vizite në vijën e parë të konfliktit tetë-vjeçar me separatistët pro-rusë të shtunën.

Gazetarët që shoqëronin ministrin, Denys Monastyrsky thanë se zona u vu nën breshëri të befasishme gjatë vizitës së ministrit për t’u takuar me trupat dhe për të inspektuar trupat pranë Novoluganske, në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore.

Shpërthime janë dëgjuar përsëri në mbrëmjen e djeshme në Ukrainën Lindore.

Sipas disa raportimeve, shpërthime janë dëgjuar në Donetsk, rajon ky i cili udhëhiqet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme u raportua se ushtarët ukrainas janë sulmuar në këtë rajon.

 

Të fundit

Inteligjenca Artificiale mund t’ju tregojë se sa shpejt po plakeni nga një foto

Një fotografi është e mjaftueshme për të zbuluar se sa i vjetër është në të vërtetë trupi ynë. Nuk...

Kush janë 10 burrat më të pasur në botë?

Revista Forbes harton një renditje të njerëzve më të pasur në botë, duke analizuar pasurinë e tyre , sektorët në të cilët veprojnë dhe inovacionet që kanë sjellë në ekonominë globale. Ja lista...

Arlind Qori apo Agron Shehaj/ Kush është klikuar më shumë nga liderët e partive të vogla?

Erikleo Çepa, eksperti i IT-së, foli në Euronews Albania lidhur me klikimet në rrjetet sociale gjatë fushatës se cilët lider të partive të vogla...

Luiz Ejlli reagon pas finales së Eurovision: Pikët shpërndahen sipas pasaportës

Luiz Ejlli ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me ndarjen e pikëve në finalen e Eurovision 2025. Sipas tij, rezultati i këtij...

Vlorë/ Humbën në ‘Gjirin e Gramës’, policia shpëton dy turistët kanadezë

Dy turistë kanadezë të cilët kishin humbur rrugën gjatë një shëtitje në 'Gjirin e Gramës', Karaburun janë ndihmuar nga policia e kufitare e Dhërmiut. Njoftimi i policisë: Mbrëmjen...

Lajme të tjera

Web TV