President rus Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë ruse të futet në republikat separatiste ukrainase Donetsk dhe Lugansk me mision paqeruajtës, pak minuta pasi firmosi dekretin për njohjen e pavarësisë së tyre.
“Putin ka njohur zyrtarisht republikat Donetsk dhe Lugansk si shtete të pavarura dhe urdhëroi ushtrinë ruse të ‘sigurojë paqen’ në dy rajonet e Ukrainës lindore. Presidenti rus nënshkroi zyrtarisht të hënën dekretin për njohjen e pavarësisë së dy rajoneve të shkëputura.
Ai ka udhëzuar Ministrinë ruse të Mbrojtjes që të dërgojë paqeruajtës në Donbass, ndërsa i ka thënë Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendosë marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Donetskut dhe Luganskut”- raportojnë mediat ruse./RT