Vendimi i plotë i Bordit/ Sa do të shitet nafta, benzina dhe gazi për tre ditët e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulohet akti normativ i qeverisë që ka fuqinë e ligjit sa i përket vendosjes së çmimit të shitjes së karburantit me pakicë në Shqipëri.

Bordi ka vendosur që: Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 12 Mars-15 mars 2022,  të  jetë 217 lekë/litri; Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228  për periudhën 12 Mars-15 mars 2022,  të  jetë 217 lekë/litri;  Çmimi i shitjes me pakicë të  nënproduktit gaz për periudhën 12 Mars-15 mars 2022,  të jetë 93 lekë/litri.

“Bordi i Transparancës do mblidhet përsëri ditën e martë, datë 15.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për median.

Në mbledhjen e tij të datës 12 Mars 2022 Këshilli i Ministrave,  miratoi  Aktin Normativ

“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN 8450, DATË 24.2.1999 “PËR PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS TË GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE”.

Nëpërmjet këtij akti normativ normohen dhe monitorohen çmimet e shitjes së nënprodukteve të naftës për  konsumatorët.

Në zbatim të këtij Akti Normativ u mblodh menjehere Bordi i Transparancës dhe kufizimit të përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit,.

Në mbledhjen e tij të parë, dhe bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ vendosi:

1.       Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 12 Mars-15 mars 2022,  të  jetë 217 lekë/litri.

2.       Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228  për periudhën 12 Mars-15 mars 2022,  të  jetë 217 lekë/litri.

Lexo edhe :  Plagosja e çiftit në Gosë të Kavajës, shkak u bë qeni

3.       Çmimi i shitjes me pakicë të  nënproduktit gaz për periudhën 12 Mars-15 mars 2022,  të jetë 93 lekë/litri.

Bordi i Transparancës do mblidhet përsëri ditën e martë, datë 15.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.

Të fundit

Gjyqtarët kërkuan rritje page me 700 €, juristi: Kanë rrogat më të larta

Gjyqtarët kanë kërkuar rritje rroge me 700 euro. Lidhur me këtë avokati Jordan Daci, në emisionin ‘Repolitix’ tha se...

Kombëtarja humbet dy pozicione në FIFA, Sylvinho ‘kopjon’ Edy Rejan

Barazimet kundër Serbisë dhe Letonisë në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës kanë bërë që Kombëtarja e futbollit të humbasë dy pozicione në renditjen e FIFA-s, me...

Protesta është e drejtë, por djegia e simboleve është krim ndaj shtetit

Nga Fejzo Subashi Në çdo shoqëri që e quan veten demokratike, protesta është një nga mjetet më të fuqishme që qytetari ka në duart e...

12 qershor 1991 – Rusët zgjedhin Boris Jelcinin President: Fillimi i një epoke të re

Më 12 qershor 1991, për herë të parë në historinë e Rusisë, qytetarët votuan në zgjedhje të lira dhe të drejtpërdrejta presidenciale. Fitues doli...

Parku natyror “Korab-Koritnik”, shenjim shtegut që lidh liqenin me Majën e Kallabakut

Shtegu malor që lidh Liqenin e Kallabakut me Majën e Kallabakut, një nga zonat më të bukura dhe të paprekura të Parkut Natyror Korab-Koritnik...

Lajme të tjera

Web TV