Spartak Ngjela: Dorëheqja e Bashës eliminon përfundimisht Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, ndërkohë që po tentohet bashkimi i saj. Në një shënim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se dorëheqja e Bashës, eliminon Sali Berishën përfundimisht.

Siç thotë ai, për të zgjedhur kryetarin e ri duhet Kuvend dhe Berisha nuk mund të kandidojë, pasi është përjashtuar nga PD. Avokati thekson gjithashtu se Basha duhet të japë dorëheqjen dhe do të hyjë në histori.

Postimi i plotë:

“Dorëheqja e Bashës e eliminon Berishën përfundimisht.

Pse?

Sepse për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokeatike duhet kongres. Në këtë kongres do të hidhen kandidaturat.

Por, që të hedhësh kandidaturën për kryetar në Partinë Demokratike, duhet domosdoshmërisht që të jesh anëtar i Partisë Demokeatike.

Sali Berisha nuk është më anëtar i Partisë Demokratike, sepse është përjashtuar nga Partia Demokratike në Kongresin e saj të fundit.

Dhe këtu mbyllet gjithçka për Sali Berishën; kurse Partia Demokratike e bën bashkimin e saj në Kongresin që do të zgjedhë kryetari e ri.

Kjo është situata.

Por, pikërisht për këtë… tani, Saliu nuk do ta godasë më Bashën.

Pse? Sepse ka frikë nëse  Basha jep dorëheqjen, ngaqë i ndodh ajo që thamë më lart.

Po Basha?

Basha, duke dhënë dorëheqjen, do të hyjë në histori për likuidimin e Saliut nga skena politike e Partisë Demokratike, duke i bërë një shërbim të madh Shqipërisë.

Në fak, dorëheqja e tij, shpëton edhe të djathtën.”

Të fundit

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Karnavalet e Shkodrës, Rama ndan pamjet: Shkodra sonte me ngjyrat e festës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Karnavalet e Shkodrës. “Shkodra sonte me ngjyrat e festës”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar. Shkodra festoi mbrëmjen e...

Kriset” miqësia mes Livias dhe Rozanës, banoret përloten

Në Prime-n e kaluar, opinionistët vendosën se cilët banorë duhet të shkonin në no0minim. Banorët vendosën se cilët prej personave në grupet e tyre...

Lajme të tjera

Web TV