Mbetën jashtë Botërorit/ “Axurrët” i shkaktuan një dëm kolosal federatës italiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga masakra e vitit 2017, kur Suedia e la jashtë Botërorit “Rusi 2018” Italinë, pak ishin ata që besonin se “Axurrët” do të riktheheshin, por edhe ajo magji me Roberto Mançinin në stol zgjati shumë pak. Me gjithë punën fantastike të bërë prej tij me rinovimin e përfaqësueses, me një stil loje ofensiv dhe spektakolar, por mbi të gjitha me një frymë sakrifikuese dhe përulësie në fushën e lojës, brenda 4 vitesh kombëtarja e kaltër u rikthye që të frikësojë Europën.

Atë e konfirmoi në mbrëmjen e 11 korrikut në Londër, kur Italia fitoi “Euro 2020” në strofkën e “Tre Luanëve”, përballë të zotëve të shtëpisë. Nga ai moment të gjithë nisën të besonin se skuadra e Mançinit ishte pa dyshim edhe favoritja për Botërorin 2022, por në Katar ata do të mungojnë. Kur kualifikimi i “Axurrëve” dukej thjesht një formalitet, nga shtatori e deri në mbrëmjen e 15 nëntorit në Belfast, të kaltrit hodhën në erë gjithçka.

U kualifikuan të dytët dhe për të shkuar në Botëror do t’u nevojiteshin dy ndeshje të tjera, të rrezikshme, plot tension, ndonëse askush nuk e priste se dramën më të madhe Italia do ta përjetonte ditën e enjte, në Palermo, kur një gol në minutën e 92-të, me të vetmen gjuajtje në portë nga Maqedonia e Veriut gjatë të gjithë lojës, do të turpëronte të kaltrit dhe mbi të gjitha do të hapte një gropë të madhe financiare. Një thes me qindra miliona euro i djegur brenda një nate, të cilat kanë prishur shumë plane për të ardhmen e futbollit italian.
 

NJË MAL ME MILIONA – Nuk ka dyshime që Botërori sjell shumë përfitime, duke parë interesin dhe xhiron e milionave që një kompeticion si ky garanton. Pikësëpari flasim për paratë që dhuron vetëm pjesëmarrja, 2 milionë euro menjëherë sapo kualifikohesh, ndërkohë që edhe një aventurë e shkurtër deri në fazën e grupeve të garanton 10 milionë euro të tjerë. Ndërkohë, avancimi i mëtejshëm sjell edhe 20 milionë për fazën e 1/8-ave; 25 milionë euro për çdo çerekfinaliste, 35 milionë euro për gjysmëfinalistet, 40 milionë për finalen, plus 10 milionë euro të tjerë nëse arrin të ngresh trofeun.

 

Lexo edhe :  20 mln euro në vit, trajneri i Interit largohet pas finales së Champions-it?

Por, akoma më shumë… Federata Italiane e Futbollit numëron 46 sponsorë, të cilët i sjellin asaj 47.9 milionë euro në sezon, por në rastin e kualifikimit në “Euro 2020” e gjithë fatura totale u rrit në 79.3 milionë (31.4 milionë euro më shumë për Europianin, ndonëse për Botërorin bonuset mund të preknin 40 milionët). Një tjetër aspekt i rëndësishëm janë paratë që sjellin të drejtat TV, 35 milionë euro nga Europiani i fundit, 45 përflitej kontrata e fundit në rast kualifikimi në Botëror, e cila është humbur tashmë.

Vetë sponsori “Puma” ka në kontratë që përveç 23 milionë eurove vjetore, në rast kualifikimi në Europian apo Botëror, bonusi është 10 milionë euro. Një tjetër shumë e frikshme e djegur… Dhe mbi të gjitha fanellat dhe aksesorët e tjerë që shiten në dyqanet me logon e Italisë dhe të përfaqësueses përllogariten në një dëm edhe më kolosal prej 80 milionë eurosh.

Prandaj, duke bërë një rezyme të thjeshtë, nga moskualifikimi në Botëror i Italisë, humbjet kapën një shifër prej gati 180 milionë eurosh në total, duke llogaritur vetëm të luajturit 3 ndeshjet e grupeve. Një gropë vështirë e rikuperueshme për një kohë të shkurtër.

PANORAMASPORT.AL

Të fundit

Janar – prill 2025, investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga 2010-a

Teksa nevojat për investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi janë shumë të mëdha për të mbuluar hendekun e standardeve...

Ish-punonjësit e Blake Lively thonë se puna me të ishte rraskapitëse

Problemet duket se nuk kanë fund për aktoren Blake Lively. Ndërsa beteja ligjore mes saj dhe Justin Baldoni, regjisor dhe koleg në filmin “It...

E rëndë në Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, ndërron jetë në vend

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:15, në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, ku një pacient ka humbur jetën...

Goditja e tre grupeve kriminale/ Eurojust sjell detaje nga operacioni me 52 urdhërarreste

Eurojust ka dhënë detaje për goditjen e tre grupeve kriminale gjatë operacionit “Ura” të realizuar nga autoritetet shqiptare dhe italiane. Grupi akuzohet për trafik ndërkombëtar...

SHBA do të vendosë armë në hapësirë, çfarë është “Kupola e Artë” e propozuar nga Trump!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shpalosur konceptin për programin e ardhshëm të mbrojtjes ajrore: Kupola e Artë. Ky kundërajror shumështresor, në...

Lajme të tjera

Web TV