E rëndë në Kuçovë/ Ishte duke montuar panel diellor, bie nga tarraca dhe ndërron jetë 26-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stuhia e fortë e erës regjistroi viktimën e saj të parë në qytetin e Kuçovës. Djali 26-vjeçar, që ishte duke punuar për montimin e një paneli diellor në shtëpinë e një të afërmi të tij, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

Majkëll Vrapi ra nga soleta e shtëpisë si pasojë e erës së fortë por rrëzimi nga një lartësi rreth 3 metër i shkaktoi të riut nga fshati Tapi në rrethin e Kuçovës fraktura dhe shembje në të gjithë trupin. Majkëll Vrapi u gjet pa ndjenja në tokë dhe u transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.

Ai ju nënshtrua një ndërhyrjeje të menjëhershme kirurgjikale por për shkak të gjendjes së tij të rënduar, 26-vjeçari u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Mësohet se Vrapi nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda dhe ndërroi jetë gjatë rrugës drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Familjarët e djalit të tyre të vetëm kanë hapur sot dyert e mortit, për ta përcjellë 26-vjeçarin drejt banesën të fundit.

 

  • foto galeri

Të fundit

Misteri diellor që dogji satelitët SpaceX në vitin 2022: A ishte faji i “Terminatorit”?

Në vitin 2022, dhjetëra satelitë Starlink u shpërbënë. Ndoshta nuk ishte një stuhi gjeomagnetike "e thjeshtë", por një ngjarje...

E hëna nis me rreshje shiu, si do të jenë temperaturat për ditën e sotme

Vendi ynë do të vijojë të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta gjatë ditës së sotme. Orët e pasdites pritet të...

Paralajmërimi i Donald Trump: Filmat jo-amerikanë do të përballen me tarifa 100%

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se do t’i godasë filmat e prodhuar në vende të huaja me tarifa 100%, ndërsa përshkallëzon mosmarrëveshjet tregtare...

PD e zhgënjyer me votimin nga diaspora, i fton të votojnë në Atdhe

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga 11 maji, Partia Demokratike shpërndan një mesazh urgjent për mobilizimin e emigrantëve që nuk janë regjistruar për...

Lajme të tjera

Web TV