test

Humbjet e mëdha në Ukrainë, Rusia rikthen “Ushtrinë e Gjyshërve ”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Humbjet e mëdha të pësuara në Ukrainë, ka detyruar autoritetet ruse të bëjnë thirrje për rekrutimin e rezervistëve, pjesa më e madhe e të cilëve janë mbi 60 vjeç.

Nevoja e madhe për drejtues tankesh, snajperë apo dhe inxhinierë ka bërë që ushtria ruse të kërkojë ndihmën e rezervistëve, tashmë që mbi 15 mijë ushtarë mendohet të jenë vrarë në 41 ditë luftime në Ukrainë.

Sipas të dhënave paraprake nga mediat ndërkombëtare, deri në këto momente, 60 mijë personave iu është kërkuar t’i bashkohen ushtrisë, pjesa më e madhe e të cilëve në Chelyabinsk dhe Tyumen, si dhe rrethinat e Moskës.

Gjatë luftimeve në Ukrainë, u vu re se Rusia kishte angazhuar një numër shumë të madh ushtarësh pa përvojë dhe në moshë të vogël. Kjo gjë u mohua fillimisht nga Kremlini zyrtar, i cili pranoi më pas se një numër rishtarësh ishin dërguar gabimisht në luftë.

NATO vlerëson se Rusia ka humbur deri tani 15 mijë ushtarë në Ukrainë, ndërkohë që Kievi raporton se viktima janë më shumë se 18 mijë.

Të fundit

Udhëheqësit botërorë në Samitin e Paqes për Ukrainën që mbahet në Zvicër, ç’do ndodhë?

Udhëheqësit botërorë në samitin e paqes në Ukrainë që po mbahet në Zvicër, pritet të miratojnë një deklaratë që...

Sot Kurban Bajrami, Kryetarja e Kuvendit uron besimtarët: Sakrificën në emër të besimit

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Lindita Nikolla ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Nikolla shprehet ndër të tjera që sakrificën në emër...

Ishin përgatitur për të sulmuar shqiptarët, 50 tifozë italianë bien në prangat e policisë

Rreth 50 tifozë italianë janë arrestuar ditën e djeshme, përpara ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Kampionatin Europian të futbollit. Gazeta gjermane Bild...

Ndodh sërish, qeni i presidentit Biden kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Qeni i presidentit amerikan Joe Biden ka kafshuar një agjent tjetër të Shërbimit Sekret, ndërsa e kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë...

Vapa ekstreme pushton këtë vend, deri më tani 125 persona kanë ndërruar jetë

Temperaturat e larta që kanë prekur Meksikën kanë rezultuar në vdekjen e 125 personave në mbarë vendin deri më tani këtë vit, sipas Ministrisë...

Lajme të tjera

Web TV