Flet bashkëshorti i gruas që vrau të bijën në Greqi: Jam i shokuar, provat kundër saj, të palëkundura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëshorti i Roula Pispirgou, e cila akuzohet për vrasjen e të bijës 9-vjeçare shprehet i shokuar në lidhje me detajet e fundit që kanë dalë në dritë për vrasjen e Georginës.

Teksa doli nga zyra e gjyqtares, që po heton vrasjen e vajzës së tij 9-vjeçare, Manos Daskalakis tha se është tronditur nga përfundimet e organeve të drejtësisë.

Duke folur para kamerave televizive ai tha se provat që kanë dalë kundër bashkëshortes së tij nuk mund të vihen në dyshim dhe se për momentin nuk mund të thotë asgjë më shumë, pasi po kalon momente të vështira.

Në përpjekje për tu distancuar nga vrasja e të bijës ai u shpreh i tronditur  nga veprimet e bashkëshortes 33-vjeçare, duke thënë se nuk kishte vënë re asnjë veprim të dyshimtë te ajo.

Ai tha se Roula ishte një mama shembullore.

Megjithatë organet e drejtësisë dyshojnë se Manos Daskalakis ka gisht në vrasje e Georginës dhe 2 vajzave të vogla të familjes, shkruan CNN Greece.

“Deri më tani ajo nuk kishte dhënë as shenjën më të vogël se kishte bërë diçka. Ajo ishte një nënë model. Nuk po e kuptojmë dot, asnjë nga familja jonë dhe presim që të dalë në dritë e vërteta edhe për dy fëmijët e tjerë”, tha ai, duke shtuar: “Ne jemi plotësisht bashkëpunues me autoritetet përkatëse për këtë”.

I pyetur për vdekjen e dy vajzave të tjera, Manos tha se është në pritje të hetimeve të organeve të drejtësisë.

“Deri më tani kemi pasur dy vendime mjeko -ligjore që nuk na kanë dhënë as më të voglin dyshim se bëhet fjalë për vepër penale apo diçka tjetër”, tha ai.

Ndërkohë avokati i Manos  Dhaskalakis bën fjalë për vrasje në gjakftohtësi.
Në një deklaratë për gazetarët jashtë zyrës së hetimit, z. Karabelas analizoi arsyetimin e vendimit të Manos Daskalakis për të ngritur padi civile.

Lexo edhe :  Zhduket 35-vjeçari në Dibër, babai: Më ka ikur djali nga shtëpia

“Në kombinim me mostrat e testit toksikologjik, oficerët e tij të policisë me përvojë të madhe të vrasjeve arritën në përfundimin se vdekja e Georgina ishte për shkak të marrjes së ketaminës. Këto konkluzione të organeve të para-hetimit janë konfirmuar nga prokurori dhe hetuesi si në vitin e parë me dhënien e urdhrit të arrestit ashtu edhe në vitin e dytë me caktimin e paraburgimit të të akuzuarit. Klienti im, pas tronditjes fillestare, është i bindur se vdekja e Georgina është për shkak të një vepre penale pas së cilës qëndron e akuzuara (Roula Pispirgou)”, tha avokati.

Ai shtoi: “Kjo është një vrasje që ka ndodhur në gjakftohtësinë gjendje shpirtërore krejtësisht të qetë dhe t po të kemi parasysh se ka pasur edhe pesë tentativa të tjera, siç përmendet në shkresat hetuese, për të cilat jemi njoftuar sot. Duke iu referuar hulumtimit për dy fëmijët e tjerë të familjes, Irisin dhe Malenën, z. Karabelas theksoi se “klienti i tij është në pritje të rezultateve nëse vdekja për të cilën ishte i bindur deri tani për shkaqe patologjike nuk përputhet me realitetin.”

Ditën e djeshme Roula Pispirgou u transferua në paraburgimin e Koridhalos, pasi gjykata dhe prokuroria  vendosi  paraburgim  për 33-vjeçaren, pasi akuzohet për vrasjen e të bijës 9-vjeçare Georgina.

Jo vetëm kaq ka dyshime se 33-vjeçarja ka gisht edhe  në vdekjen  e 2 vajzave të tjera të saj, Irisi shtatëmuajshe dhe Malena 3 vjeç e gjysmë, të cilat kanë ndërruar jetë në rrethana të paqarta.

Të fundit

Italia i jep “lamtumirën” Spallettit, Azzurrit marrin pikët e para në kualifikueset

Këtë të hënë u zhvilluan disa nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit. Italia mori 3 pikët e para në grup,...

METODA: Si autoritetet italiane mund të zbardhin vrasjen mafioze të 45 viteve më parë

Hetuesit e Prokurorisë së Palermos, në Itali, kanë zgjedhur teknologjitë e reja për të nxjerrë ADN-në nga një gjurmë e gjetur 45 vjet më...

Barcelona godet në merkato, Lewandowski i dytë kushton… zero euro!

Edhe pse Robert Lewandowski mbetet ende një "makineri" golash pavarësisht moshës së tij, te Barcelona po punojnë në fshehtësi dhe me zgjuarsi për të...

2 km nga kufiri me Serbinë, Kurti inaguron stacionin e ri policor në Zveçan

Vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë, sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit. Në...

Kujt i leverdis rinumërimi në Tiranë dhe Fier? Edhe Ramës, edhe Berishës

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria po hyn sërish në një fazë tensioni elektoral, këtë herë jo përmes kutive të votimit, por përmes rinumërimit...

Lajme të tjera

Web TV