Presidenti i ri/ Rama: Do të diskutojmë me të gjitha copat e çikat e mundshme prej së gjallësh, por jo me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka thënë se do të komunikojë me opozitën mbi emrin e Presidentit të ri.

Ai gjithashtu u ndal edhe te procesi i integrimit Evropian, ku tha se është në pritje të zgjidhjes së vetos Bullgari-Maqedoni e Veriut.

Nëse vetoja do të zgjasë sipas tij, do të kërkojë në çdo instancë që Shqipëria të shkëputet nga Maqedonia e Veriut dhe të vijojë e ndarë rrugën Evropiane.

“Ne do të bëjmë përpjekje që të komunikojmë me të gjitha copat dhe çikat e mundshme për të komunikuar, se jo me çdo copë e çikë do të komunikojnë. Sa i përket tjetrës, po. Ne do të presim vendimmarrjen e Këshillit Evropian shumë njerëz shpresojnë që këtë herë do të ndodhi ajo që duhet të kishte ndodhur prej disa vitesh tanimë dhe që Bullgaria ta heqë Veton. Unë s’jam aq optimist. Unë e përsëris, çështja e datave, është çështja e tyre jo e jona.

 

 

Çështja jonë është që ne të jemi të gatshëm që ky vend të kthehet në një vend të standardit Evropian. Data kur hyjmë në integrim e kanë ata. Këtë e mësuam nga zhgënjimet, sepse na gënjyen disa herë dhe tani s’jemi të predispozuar që të gënjehemi. Në momentin që kjo do të ndodhë do të ndryshojmë kursin komplet. Do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut dhe do e kërkojmë me çdo qeveri të BE, me Brukselin e të gjithë. Shqipëria s’mund të presë që të zgjedhin një sherr mes tyre dy komshinj fqinj, me të cilët kemi marrëdhënie të mira. Kursi i politikës sonë do të ndryshojë plotësisht”, tha Rama.

Të fundit

“Po thërret gjaku i katër jetëve atje”/ Gogu i kujton Berishës “21 janarin”

Socialisti Toni Gogu, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit ka folur në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut...

Kuvendi kthehet në ring, Noka hipën mbi tavolinë dhe godet me bidon uji ministrin Balla

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka tentuar të godasë me shishe uji ministrin Taulant Balla. Menjëherë ka ndërhyre Garda duke mos lejuar deputetët...

Sherr me thika në një shkollë të mesme në Mat, plagoset 17-vjeçari

Një i mitur ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur paraditen e së enjtes në një shkollë të mesme në Mat. Policia tha...

Plas keq në Kuvend, deputeti i PD heq rripin e pantallonave dhe tenton të godasë Ballën

Vijojnë tensionet dhe debatet në seancën e Kuvendit... Partia Demokratike ka tentuar të bllokojë foltoren gjatë seancës së sotme plenare, teksa ka marrë fjalën ministri...

“Flamuri ynë, në 2030 krah atyre të BE”/ Rama: Një hap më shumë drejt Integrimit Europian

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e modulit AI të zhvilluar brenda platformës së Integrimit Europian dhe anëtarësimit, e cila përdoret çdo ditë nga më...

Lajme të tjera

Web TV