Policia publikon emrat e pesë personave të rrezikshëm, jep shpërblim për këdo që e di ku janë (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka publikuar emrat e pesë personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, që janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për të cilët kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i lokalizuar dhe arrestuar ata.

Konkretisht policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasve: TALO ÇELA, LAERT HAXHIU, JANI ALIA, IBRAHIM LICI DHE ERJON LLAPUSHI.

Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash.

NJOFTIMI I PLOTE

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kryesisht të atyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Falë dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, por edhe me qytetarët, gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 janë kapur dhjetëra persona në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe në kuadër të krimit të organizuar.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe kërkon sërish bashkëpunimin e tyre për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e disa prej personave më të kërkuar, për vepra të rënda penale kundër personit dhe pronës, konkretisht të shtetasve:

TALO ÇELA, LAERT HAXHIU, JANI ALIA, IBRAHIM LICI DHE ERJON LLAPUSHI

Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash.

Cilido që mund të disponojë informacione të vlefshme, të telefonojë në numrin e celularit 069 41 10 853, duke iu garantuar anonimat të plotë.

?‍♂️??‍??‍?Bashkërisht për një ambient më të sigurt!

Të fundit

Nuk ndalet dhuna në parlament, deputetët përleshen me njëri-tjetrin (Video)

Një përleshje mes deputetëve ka ndodhur në parlamentin e Gjeorgjisë, ndërsa deputetët debatonin mbi 'ligjin e stilit rus'. Projektligji kërkon...

Një human dhe profesionist, si Profesor Arben Gjata

Nga Artur Ajazi Eshtë fat i madh për shqipëtarët, tek kanë akoma pranë halleve dhe problemeve të tyre shëndetësore, mjekë të mirë, humanë dhe profesionistë,...

E rëndë/ Stuhia rrëzon billboard-in, raportohet për 14 persona të vdekur

Të paktën 14 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një billbord gjigant u shemb gjatë një stuhie të papritur në...

Pse zemërohemi kur jemi të uritur?

Nuk është e pazakontë që edhe kur jemi të qetë zemërohemi kur kemi uri. Me kalimin e kohës që nga vakti i fundit, sasia e...

Si ndikoi turneu i Harry dhe Meghan te Mbreti Karli III

Në vitin 1992, me martesën e tyre të prishur plotësisht, princat e atëhershëm të Uellsit duhej të bënin një udhëtim zyrtar në Korenë e...

Lajme të tjera

Web TV