Rama takon presidentin e Azerbajxhanit: Do të forcojmë bashkëpunimin në sektorin e energjisë dhe turizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një vizitë ditën e enjte në Azerbajxhan, ku është pritur nga presidenti Ilham Aliyev.

Gjatë takimit dy liderët folën për bashkëpunimin e mëtejshëm në sektorin energjetik dhe atë të turizmit.

Presidenti Aliyev theksoi se Shqipëria dhe Azerbajxhani kanë tashmë një bashkëpunim modest sa i përket sektorit të energjisë, por do e forcojnë edhe më shumë atë.
“Kemi shfrytëzuar mundësinë për tu takuar me njëri-tjetrin. Jemi këtu për të diskutuar zhvillimet dypalëshe por edhe zhvillimet rajonale. Do të shkëmbejmë informacione e do të flasim për rritjen e shkëmbimit tonë tregtar. Do të diskutojmë bashkëpunimin në sektorin e energjisë. Qysh prej 1 viti Azerbajxhani është bërë eksportuesi kryesor i gazit natyror në Europë. Duke patur parasysh rëndësinë e korridorit jugor të gazit dhe TAP. Unë mendoj se kjo tashmë është më e dukshme se më parë. Ky është një sektor shumë i mirë i bashkëpunimit tonë, përfaqësuesit tanë po zhvillojnë takime për energjinë. Është vërtetë një pjesë mjaft e madhe e agjendës tonë dypalëshe. Jam i sigurt që ajo që është në proces diskutimi do të sjellë zhvillime të reja. Po ashtu do flasim për fusha të tjera siç është fusha e turizmit”, tha Aliyev.

Ndërkohë nga ana tjetër kryeministri Rama theksoi se shpreson që Azerbajxhani të bëjë në Shqipëri atë që ka bërë në Malin e Zi sa i përket investimeve strategjike, ndërsa ftoi presidentin që të vizitojë vendin tonë.

“Është kënaqësie e madhe që gjendem këtu, pikë së pari pas një fushate mjaft të madhe të suksesshme për të kthyer pjesë të vendit tuaj që për shumë vite gjendej në një situatë të padurueshme. Shqipëria ka qenë është dhe do të jetë plotësisht mbështetëse e Azerbajxhanit. Po kështu ne përgëzojmë shumë përpjekjet tuaja të lavdueshme për paqe dhe bashkëpunim me fqinjin tuaj Armeninë. Ne jemi të dy të bekuar që kemi një urë të fortë mes nesh që është Turqia. Unë besoj se ne mund të bëjmë më shumë në bashkëpunimin tonë, pre me padurim të shoh perspektivat dhe çfarë kanë arritur ekipet tona qoftë në sektorin e energjisë ashtu dhe turizmit. Ne jemi disi xhelozë për Malin e Zi se ju keni bërë investime, dhe shpresoj fort të bëni të njëjtën gjë dhe për Shqipërinë. Pres që ju të mbani fjalën dhe të vini në Shqipëri. Ndërkohë që prisja që ju të vinit erdha unë. Siç thonë kur nuk shkon mali tek Muhamedi shkon Muhamedi tek Mali”, deklaroi Rama.

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV