Kuvendi i 30 prillit, Bardhi: Miting për të përçarë dhe zvogëluar partinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi në një dalje për mediat tha se shumica e ka një pjesë në këtë parti, duke shigjetuar kështu Berishën dhe mbështetësit e tij, që nuk e duan bashkimin.

Mes të tjerash Bardhi e cilësoi Kuvendin e 30 prillit të thirrur nga ish-kryeministri Berisha një tubim për të përçarë PD.

“Tubim për të përçarë PD. Ka një miting, apo një tubim tjetër të organizuar në mënyrë të njëanshëm si një hap për të përçarë PD. Siç ju e dini, ka një platformë të shumicës dërrmuese të PD që është bërë publike dhe është hap konkret për të arritur bashkimin e demokratëve. Ka një pjesë që se duam bashkimin e demokratëve, që duan ta lënë përjetë të zvogëluar dhe në opozitë PD. Qëndrimet nuk votohen, por shprehen. Çdo deputet i cili i ka vënë emrin e tij asaj platforme, ka shprehur qëndrimin e tij. Vendimet merren nga institucionet e partisë që kanë të drejtë statutore për të marrë një vendim. Ne deputetët kemi shprehur qëndrimin tonë se si mund të arrihet bashkimi i demokratëve. Secili prej deputetëve ka shprehur qëndrimin e tij. Disa karagjozë, që në darkë mendojnë ndryshe dhe në mëngjes ndryshe. secili prej tyre ka pasur mendime shtesë, përveç pikave që janë parashtruar. Ë rëndësishme është që për ato 5 çështje që përmban qëndrimi i grupit, 32 deputetët kanë pasur atë mendim për të arritur qëndrimi i PD. Forumet mblidhen sa herë ka një çështje për të diskutuar. Ka pasur një qëndrim, një vendim të Kryesisë së PD që në të njëjtën linjë me grupin parlamentar, para se të dilte vendimi i Shkallës së Parë të Gjykatë të Tiranës, ka mbajtur një qëndrim konkret për bashkimin e demokratëve. Ajo thirrje është refuzuar nga ajo pjesë që kërkon zvogëlimin e PD. Uroj shumë që të ketë reflektim. Uroj shumë që të ketë një verësim realist të situatës. Deputetët e PD shprehin vlerësimet e tyre për interesin e demokratëve. Së dyti ajo platformë e bërë publike nga Alibeaj ka ardhur si rrjedhojë e një mbledhjeje që ka zgjatur 9 orë. Është dokument që shpreh mendimet e deputetëve.”, tha ai.

Të fundit

Kuvendi aktual në detyrë deri më 8 korrik, ja kur do të mblidhet seanca e radhës!

Zgjedhjet e 11 majit nxorën 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, por puna do të vijojë deri...

Neda Balluku tregon raportin me Arbër Hajdarin pas “BBV”: Më ka mbetur si mik i çmuar

Pas përfundimit të edicionit të “Big Brother VIP”, Neda Balluku ka ndarë me publikun për raportin e saj me Arbër Hajdarin, një...

Janar – prill 2025, investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga 2010-a

Teksa nevojat për investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi janë shumë të mëdha për të mbuluar hendekun e standardeve me BE, Shqipëria po shfaq...

Ish-punonjësit e Blake Lively thonë se puna me të ishte rraskapitëse

Problemet duket se nuk kanë fund për aktoren Blake Lively. Ndërsa beteja ligjore mes saj dhe Justin Baldoni, regjisor dhe koleg në filmin “It...

E rëndë në Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, ndërron jetë në vend

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:15, në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, ku një pacient ka humbur jetën...

Lajme të tjera

Web TV