Si ndodhi aksidenti i ‘çuditshëm’? Prokuroria nis hetimet për autobusin mbi Lanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të autobusit të linjës së Unazës, i cili përfundoi në lumin e Lanës.

Çështja po hetohet nga prokurori Shpëtim Garunja, i cili e ka regjistruar ngjarjen deri tani si kundërvajtje penale, pasi si pasojë e aksidentit kishte vetëm të plagosur lehtë dhe jo viktima. Për këtë arsye nuk është arrestuar dhe asnjë prej drejtuesve të mjeteve. Ndërkohë, pritet ekspertiza e mjeteve nga eksperti autoteknik, e cila do të përcaktojë shkakun e saktë të ngjarjes që mund të kishte rezultuar në një tragjedi.

Nga verifikimet paraprake dyshohet për dy pista. E para për një gabim njerëzor të drejtuesit të autobusit, Muhamet Kyçuku, apo një keqfunksionim elektrik të mjetit. Shoferi 62-vjeçar, sipas burimeve, vijon të insistojë se autobusi nuk i ka funksionuar. Gjithsesi, ekspertiza pritet të zgjasë deri në 20 ditë pasi autobusi është hybrid, çfarë shton më tej vështirësinë e përcaktimit të shkakut.

Autobusi i linjës së “Unazës së re” përfundoi në lulmin Lanë pasditen e të premtes, pasi u aksidentua me një autoveture. Makina përfundoi poshtë rrotave të autobusit në lumë, por fatmirësisht pa viktima. Nga aksidenti mbetën të plagosur lehtë 5 persona,

Akoma nuk është zyrtare, por pritet që autobusi të mos lëvizet nga vendi i ngjarjes pranë kinema “Agimit”, për ta kthyer në instalacion ndërgjegjësues ndaj aksidenteve rrugore.

Të fundit

“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 13 maj 2024

Sot, më 13 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet 93.9 lekë. Euro sot...

Ja një Femër që Nënë nuk u bë kurrë

Nga Edison Ypi Leman Ypi Lemani ishte një aristokrate e sofistikuar, e shkolluar, e edukuar, inteligjente, elegante, e hirshme, e ndjeshme, e dhënë pas leximeve, artit,...

Ylli Pata: ‘Provokacja nr 2’, pas Beogradit, Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë

Ka mjaft kryeministra shqiptarë që kanë thënë se kanë hapur çështjen çame në Athinë. Asgjë nuk është e vërtetë. Por si Majko ashtu edhe...

Paradoksi/ Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore

Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 USD në ditë (sipas indeksit të fuqisë blerëse) vetëm për ushqim për të...

Sigurohuni që të keni marrë me vete çadrat, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke mbajtur reshje shiu dhe stuhi lokale në territorin e Shqipërisë. E...

Lajme të tjera

Web TV