Darka e Kurtit me Vuçiç, Mustafa: Nuk e quaj tradhtar, mashtrues po

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar darkën e mbrëmshme në Brelin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Takimi i Kurtit me Vuçiçin u kritikua në Kosovë, marrë parasysh deklaratat e Kurtit para se të vinte në pushtet, se nuk do të takonte përfaqësuesit e Serbisë pa kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë.

Ish-kryetari i LDK’së ishte ndër më të kritikuarit nga Kurti, pasi ishte takuar me Vuçiçin në kuadër të negociatave Kosovë-Serbi derisa ishte shef i ekzekutivit të Kosovës.

Mustafa e quan Kurtin ‘mashtrues’.

“Nuk mund të lëshohem në nivelin e Kurtit e as të bashkëpunëtorëve të tij. Kanë qenë sjellje rrugaçësh, të rrezikshme për vendin por edhe për jetën e atyre që i shpallnin tradhtar. Me ato sulme, etiketime e parulla të rrezikshme erdhën në pushtet dhe ky vet u ul gju më gju me Vuçiçin. Nuk shoh asgjë të veçantë që është takuar me Vuçiçin sepse është punë që duhet ta bëjë kryeministri në dialog. Për këtë, unë nuk e quaj tradhtar. Mashtrues po, sepse i ka mashtruar analfabetët e vet funksional për të ardhur në pushtet dhe vazhdon t’i mashtrojë”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.

Në fund, Mustafa ka deklaruar se është i bindur që Kurti “do t’i gëlltisë të gjitha marrëveshjet dhe dokumentet që janë arritur dhe do të nënshkruaj marrëveshje edhe më të ndërlikuara”.

Kryeministri Albin Kurti sot në konferencë për media ka folur për takimin që zhvilloi dje me Lajçakun dhe Vuçiçin, duke thënë se në atë darkë ka përfaqësuar vullnetin e popullit të Kosovës dhe ka mbrojtur interesat e shtetit të tij./EXPRES/

Të fundit

Pse zemërohemi kur jemi të uritur?

Nuk është e pazakontë që edhe kur jemi të qetë zemërohemi kur kemi uri. Me kalimin e kohës që nga...

Si ndikoi turneu i Harry dhe Meghan te Mbreti Karli III

Në vitin 1992, me martesën e tyre të prishur plotësisht, princat e atëhershëm të Uellsit duhej të bënin një udhëtim zyrtar në Korenë e...

Julia Fox rrëfen se ka kaluar mbi dy vite pa marrëdhënie intime

Julia Fox, aktorja dhe këngëtarja amerikane, e cila në moshën 18-vjeçare ishte dominuese në Hollivud, ka konfirmuar se ka dy vite e gjysmë që...

Balla takim “kokë më kokë” me homologun italian, zbardhet tema e diskutimit

“Takimi me Ministrin e Brendshëm italian Matteo Piantedosi, i cili shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin e tij për familjen dhe organizatën e Policisë së Shtetit...

Ish banorja e BBV humb babain: Gjysma e shpirtit tim u shua…

Ish-banorja e “Big Brother VIP1” dhe këngëtarja e njohur Xheisara Frisku, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Nëpërmjet...

Lajme të tjera

Web TV