Rusët godasin me raketa rajonin e Lviv, Ukraina: Po intensifikojnë sulmet në lindje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarët ukrainas kanë raportuar sulme me raketa dhe granatime në disa rajone, ndërsa forcat ruse fokusojnë përpjekjet e tyre në vijat e frontit në Luhansk. Por ata pretendojnë suksese të mëtejshme në rajonin e Kharkiv.

Një sulm i rrallë raketor është raportuar në rajonin perëndimor të Lviv. Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, tha sot herët më mëngjes se; “rusët po mbledhin pajisje dhe fuqi punëtore më afër Severodonetsk dhe po përgatiten për ta sulmuar atë”.

Severodonetsk është një nga disa qytete industriale në lindje që kanë pësuar bombardime të pamëshirshme për javë të tëra, ndërsa forcat ruse përpiqen të thyejnë mbrojtjen ukrainase.

Hayday tha se fabrika kimike e qytetit dhe ndërtesat e larta ishin goditur. CNN shkruan se 11 ndërtesa shumëkatëshe në lagjet e reja dhe të vjetra të qytetit u goditën, dhe disa banesa morën flakë. Hayday pohoi se disa vendbanime në jug dhe në perëndim të Severodonetsk u sulmuan gjithashtu, duke përfshirë Vrubivka dhe Komyshuvakha. Ukraina ka dhënë pak detaje rreth kundërofensivës së saj në rajonin e Kharkiv, ku trupat e saj kanë bërë përparime të rëndësishme në veri dhe lindje drejt kufirit rus. Qëllimi i ofensivës ukrainase është të shkurtojë linjat ruse të furnizimit që përpiqen të avancojnë në rajonin e Donetsk.

Të fundit

Presidentin e PSG nuk e mbajnë nervat, shpërthen në ofendime ndaj gazetarit (Video)

Nasser Al-Khelaifi, Presidenti i PSG, deklaroi pas eliminimit të ekipit të tij nga Borussia Dortmund në gjysmëfinalet e Champions...

Aktorja e njohur zyrtarizon lidhjen me ish-banorin e BBV (Foto)

Aktorja e njohur, Ana Lika prej disa kohësh është përfolur për një lidhje me ish-banorin e Big Brother Vip, Bjordi Mezini. Pavarësisht spekulimeve të shumta,...

Nisma e Ramës/ Avokati zbulon çfarë do sjellë: Do të na bëjë anëtar të BE-së

Avokat Idajet Beqiri zbuloi se çfarë funksioni do të ketë rezoluta e propozuar nga Rama duke shtrirë edhe dorën ndaj opozitës për të çuar...

Moti i keq godet juglindjen, breshëri shkakton dëme në pemëtari

Moti i keq ka përfshirë juglindjen në orët e pasdites. Reshje të dendura breshëri kanë goditur njësinë administrative të Leskovikut. Goditjet nga breshëri i fortë kanë...

Përzgjidhen 10 finalistët e parë të Eurovizion, ja shtetet pretendente

10 vendet e para që kaluan në finalen e Eurovisionit, një nga garat më të mëdha të këngës në botë, janë përzgjedhur, pas zhvillimit...

Lajme të tjera

Web TV