“Putin kishte kancer, por…”/ Regjisori me famë botërore zbulon të vërtetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Regjisori fitues i Oskarit Oliver Stone, ka zbuluar se presidenti Vladimir Putin ka vuajtur nga kanceri, mes spekulimeve se lideri i Kremlinit po lufton me sëmundjen.

Në një podkast të ri, Stone i cili nuk e ka takuar Putinin për tre vjet pohoi se lideri rus kishte vuajtur nga kanceri dhe se ai besonte se e kishte kapërcyer atë. Sipas mediave të huaja, nëse është e vërtetë, kjo nuk është pranuar për popullin rus. “Mos harroni këtë, zoti Putin e ka pasur këtë kancer dhe unë mendoj se ai e ka kaluar atë. Por ai gjithashtu ka qenë i izoluar për shkak të Covid,” tha Stone.

Kremlini e ka mohuar gjithmonë fuqimisht se Putini është i sëmurë, por kritikët thonë se zhdukjet misterioze, tavolinat e gjata dhe pamja e tij nganjëherë e fryrë dhe e dridhur mund të provojnë të kundërtën. Ndryshimet në pamjen dhe sjelljen e tij kanë çuar në pretendimet se ai vuan nga një sëmundje si Parkinson, ndërsa të tjerë kanë thënë se simptomat e tij mund të jenë efekte anësore të trajtimit.

Në prill qarkulloi një video që disa thanë se tregonte atë duke bërë një “lëvizje të pakontrollueshme” gjatë një takimi me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko.

Kohët e fundit, presidenti u fotografua me një batanije mbi gjunjë gjatë një parade ushtarake në Ditën e Fitores së Rusisë.

Të fundit

Studio daneze, “në Vjosë”/ Alma Hoxha: Stacion informimi për turizmin edhe në Përmet

Kryetarja e bashkisë së Përmetit në një intervistë në për mediat foli për turizmin, duke theksuar se gjatë këtij...

5 gjëra që nënat e reja duhet t’i dinë, por askush nuk ua thotë

Të qenit një nënë e re është një sfidë më vete. Një tjetër status, një stil ndryshe jete, por mbi të gjitha një bebe...

Ndryshime në dikaster, emërohet drejtori i ri i Shërbimit të Provës (Emri)

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka propozuar në takimin e sotëm në Këshillin e Ministrave emrin për Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës Mësohet...

Ndryshime dhe të papritura, datat që duhet të mbash mend në dhjetor

12 dhjetor – Hëna e re në Shigjetar Kjo hënë e re të motivon të zgjerosh horizontin, të marrësh më shumë informacion dhe të ndërmarrësh...

Miratohet projektligji për amnistinë e të dënuarve, drafti i kalon Parlamentit për votim

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme draftin e Ministrisë së Drejtësisë për amnistinë e të dënuarve, nga e cila përfitojnë 600...

Lajme të tjera

Web TV