Ilir Meta për Bujar Nishanin: Do kujtohet si një udhëheqës me integritet dhe vizion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit, Bujar Nishani ditën e sotme.

Përmes një postimi të ndjerë në Facebook, Meta shkruan se ish-Presidenti do të kujtohet si një personalitet me vlera të rralla. Duke i shprehur ngushëllimet familjes së tij, Meta shkruan se kontributi i tij për demokracinë do të kujtohet përherë.

Postimi i Ilir Metës:

“Me trishtim dhe hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.

Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe!

Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion.

Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt.

I paharruar kujtimi i President Nishanit!

Të prehet në paqen e merituar!’

Lexo edhe: Ndarja nga jeta e ish-presidentit Nishani, vjen reagimi i parë nga PD

Ish-Presidenti i Republikës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, një muaj pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital në Gjermani. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

Siç ka raportuar Abcnews.al Nishani u paraqit në Sanatorium me shenja pneumonie në të dyja mushkëritë për shkak të kalimit të koronavirusit, i cili kishte lënë pasoja të tjera shëndetësore. Pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, më 22 prill, Nishani u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit pranë familjarëve në moshën 56 vjeçare.

Lexo edhe :  Përplasje me tone të ashpra mes Shehajt dhe Lapajt: Po ti si i bëre 300 mln xhiro?

Burime për Abc bënë me dije se Nishani ka pasur fibrozë post COVID, të cilat i kanë shkaktuar ulje të nivelit të okrigjenit në gjak si edhe parametra të tjera problematikë duke bërë të domosdoshme dërgimin e tij jashtë.

Të fundit

Qeveria tërhiqet nga importi i mbetjeve

Projektligji i ri që pritet të depozitohet në Kuvend ndalon përfundimisht importin e mbetjeve të rrezikshme dhe jo të...

Bashkëpunimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës me ‘BOKU’/ Në 2030 UBT-ja me imazh të ri

Ish-rektori i Universitetit 'BOKU' në Vjenë, Hubert Hasenhauer ishte i ftuari i radhës në Podkastin e kryeministrit Rama, së bashku me rektorin e Universitetit Bujqësor të...

Zgjedhjet e 11 majit/ Japin dorëheqjen krerët e PD në Lezhë dhe Mirditë

Kryetari i partisë Demokratike të Lezhës, Gjin Gjoni dhe kryetari i PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala kanë dhënë dorëheqjen, pasi do të jenë pjesë...

Protesta e PD, policia plan masash, ja akset ju kufizohet qarkullimi i automjeteve

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, nga ora 17:00...

A ia vlen të japësh shtëpinë me qira ditore?/ 21 mijë banesa siguruan 85 mln € nga Airbnb

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik ka hapur dhe një mundësi biznesi për ata që zotërojnë një pronë, apo dhe të...

Lajme të tjera

Web TV