Pas pak nis mbledhja e Kryesisë, çfarë do të ndodhë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste do të mbledhë pas pak çastesh Kryesinë e PS-së, nga ku do të dalë dhe emri i kandidatit për President.

Në orën 17:00 do të mblidhet kupola drejtuese e kësaj force politike, maxhorancës qeverisëse të vendit për të përcaktuar cili do jetë kandidati i saj për President të Republikës.

Ka një listë me 10 emra që do të hidhen për diskutim në kryesinë e PS dhe më pas do të dilet me një emër konkret. Emrin më pas do ta dërgojë në grupin e saj parlamentar, i cili do të mblidhet paraditen e nesërme rreth orës 10:00 nga ku do të mblidhen dhe firmat e nevojshme. Kushtetuta përcakton se duhen të paktën firmat e 20 deputetëve për mbështetjen e një kandidati për President të Republikës. Më pas firmat do depozitohen zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë. Afati maksimal i cili është përcaktuar në konferencën e fundit të kryetarëve është vendosur ora 12:00 e ditës së nesërme e më pas, në orën 16:00 do të mblidhet komisioni i ligjeve, i cili do të shqyrtojë kushtetueshmërinë, kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit të propozuar nga PS, për t’iu drejtuar në orën 18:00 seancës së posaçme parlamentare për raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit. Kushtetuta përcakton që në këtë raund, Presidenti zgjidhet me minimumi 71 vota.

 

Të fundit

A e zbulon inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më mirë se mjekët?

Një studim i bërë së fundmi arrin në përfundimin se mjekët janë në gjendje të zbulojnë kancerin në gji...

Një bishë luksoze! Rolls-Royce prezanton makinën e re, 370 000 euro për 659 kuaj fuqi

Rolls-Royce ka nxjerrë në shitje modelin më të fuqishëm të historisë së vet, Black Badge Spectre, një supermakinë elektrike që kushton rreth 320 000...

Hamasi liron 6 pengje izraelitë në këmbim me 602 të burgosur palestinezë

Hamasi liroi edhe gjashtë pengje të tjera izraelite në këmbim me 602  të burgosur palestinezë. Eliya Cohen, 27 vjeç, Omer Shem Tov, 22 vjeç...

Shihet si favorit/Kush është Friedrich Merz, kancelari i mundshëm i ardhshëm i Gjermanisë

Ndërkohë që qytetarët gjermanë do t’i drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur Bundestagun e ardhshëm, Friedrich Merz është kandidati për kancelar i...

“Sëmundja e adoleshentëve”, ankth dhe stres artificial nga pijet energjike

Ankthi dhe stresi tek të rinjtë dhe veçanërisht tek adoleshentët e deri tek nxënësit e shkollave është kthyer në një problematikë serioze në qytetin...

Lajme të tjera

Web TV