Një diskutim i gjerë është zhvilluar mbrëmjen e sotme me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, lidhur me situatën e zjarrit në ishullin e Sazanit dhe mungesën e helikopterëve për emergjencat civile.
I pyetur nga gazetarja Klodjana Lala nëse Shqipëria ka helikopterëve për emergjencat civile, Peleshi tha një lidhje telefonike me “Open” se 3 nga 4 helikopterët që përdoren për raste të tilla janë në servise për mirëmbajtje.
Pjesë nga biseda:
Lala: A mund të thoni se sa helikopterë ka MB për të kryer operacione nga ajri? Ku janë të tjerët dhe kur pritet të mbërrijnë?
Peleshi: Disa informacione duhet të mbahen sekrete shtetërore. Unë besoj që në përgjithëesi për punët publike, mirëmbajtja është një punë e dobët.
Lala: Erdhi një avion grek, a dëshmon se ne nuk kemi helikopterë për emergjencat civile?
Peleshi: Kjo nuk “kemi marrë asnjë masë”, nuk e di se çfarë kuptoni ju, nuk di ndonjë vend në botë që të marrë masa dhe të eliminojë rënien e zjarrit.
Lala: A ka qeveria shqiptare një helikopter për emergjenca civile dhe nëse nuk e ka a keni marrë masa?
Peleshi: Unë nuk kuptoj se çfarë po thoni ju, nuk mund t’i përgjigjem pyetjes suaj.
Lala: Është shumë e thjeshtë, a ka Shqipëria një helikopter të tillë?
Peleshi: Ne kemi 4 helikopterë që nuk janë të posaçëm për hedhje uji nga ajri, por janë të modifikueshëm, ushtarakë, nuk përdoren për emergjencat e zjarreve. 3 nga 4 helikopterët janë në kontrata mirëmbajtjesh që zgjaten sepse në Shqipëri nuk kemi operatorë që bëjnë servisin e këtyre.