Monitorimi shumëdimensional i qeverisjes vendore 2021, ALTAX nis takimet në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të projektit “Monitorimi publik përmes ndërveprimit qytetar” të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, Qendra ALTAX ka filluar prej Dhjetori 2021 analizimin e performancës sociale të bashkive duke e përfshirë 5 bashki: Elbasan, Dibër, Berat, Gjirokastër dhe Vlorë.

Ekspertët e angazhuar për hartimin e Raportit për Bashkinë ELBASAN janë bazuar te MANUALI PËR AUDITIN SOCIAL NË PUSHTETIN VENDOR, 2022, i përgatitur dhe publikuar nga ALTAX në kuadër të këtij projekti. Ata kanë analizuar proceset e realizuara bazuar te Plani i Përgjithshëm i Zhvillimit Vendor, Programi Buxhetor Afatmesëm 2019-2021, 2020-2022, 2021-2023, 2022-2024, si dhe dokumente të tjera Kombëtare dhe vendore, që përfshijnë strategji dhe politika sektoriale dhe zhvillime të programeve vendore.

Raporti përbëhet nga 5 tema të monitoruara në proceset e zhvillimeve të tyre, të cilat përfaqësojnë: 

  1. Lëvizjet e popullsisë brenda Bashkisë, ndikimi në ekonomi, buxhet dhe tregun e punësimit

Për Bashkinë e Elbasan, por edhe për qarkun, vërehet se migrimi ka një bilanc negativ të raportit të hyrjeve dhe daljeve të rezidentëve, në vitin 2021. Vlerwsohet se politika qendore për punë dhe aftësim e alternuar me politikat për zhvillim dhe integrim duhet të qartësojë rolin dhe përgjegjësitë që duhet të angazhohet komuniteti në lidhje me temën e migrimit në funksion të të ardhmes, por edhe momentit që përballet mosha e re mbi 15 vjeç.

Lëvizjet e popullsisë si jashtë dhe brenda Bashkisë nuk kanë ndikuar në uljen e të ardhurave për frymë.

Nga 4.86 miliard lekë planifikim shpenzimesh për tu kryer gjatë 2021 janë shpenzuar 3.94 miliard lekë (32.1 milion Euro) me performancë përmbushje në nivelin 81%.

Dy grupe të popullatës, të rinjtë dhe të rejat, të cilët e gjejnë veçanërisht të vështirë pjesëmarrjen në tregun e punës në vend kanë edhe më shumë nxitje për migrim nga Elbasani.

Të ardhurat vendore janë arritur në nivelin 88% të programimit, por janë duke performuar drejt administrimit të mirë. Ndikimi i politikave kombëtare dhe programet vendore duhet të azhornohen me ndryshimet për të frenuar një largim të ardhëm jashtë vendit nga Elbasani.

Rreth 65% e bizneseve në qark ndodhen në bashkinë e Elbasanit, të cilët janë të kategorisë së të vetëpunësuarve me punëmarrës familjarë dhe rreth 80 % e tyre kanë të punësuar vetëm një punonjës. Shumica e sipërmarrjeve zhvillojnë aktivitet në fushën e tregtisë dhe vetëm një pakicë e tyre në industri.

Sektorët më të rëndësishëm janë: tregtia, hoteleria dhe restorantet, transporti dhe komunikimi të cilët përbëjnë rreth 27% të numrit total të subjekteve që ushtrojnë aktivitet ekonomik në rajon, bujqësia, gjuetia dhe pylltaria, peshkimi (24%) dhe industria (18%). Kjo strukturë ka ndryshuar: me rritjen më të lartë në industri (63%) dhe tek shërbime të tjera (55%), me një rënie në bujqësi, tregti, hoteleri, transport dhe komunikim (20%).

Pesha  më  e  madhe  e  PBB-së  në  Elbasan  vjen  nga  bujqësia (40.2% në vitin 2020) dhe ekonomia  dominohet  kryesisht  nga  ndërmarrjet  bujqësore të vogla,  të cilat  me  shumë  gjasa  janë biznese familjare. Gjatë  viteve  të  shkuara,  kjo  strukturë  nuk është përballur  me ndonjë  ndryshim  të  rëndësishëm, gjë që flet  për ngurtësinë e  saj dhe  mungesën  e inovacionit.  I  vetmi  ndryshim  i  dukshëm  është  rritja  e  vogël  e  sektorit  të  industrisë  nga 12.5%  në 15.0% të PBB-së në nivel vendor

Eksportet përbëjnë një pjesë të rëndësishme të PBB (Prodhimi i Brendshëm Bruto) të rajonit (12%). Më shumë se gjysma e eksporteve (57%) janë minerale (kromi, hekuri), karburantet dhe energjia elektrike dhe 22% janë materiale ndërtimi (çimento) dhe metalet bazë (çeliku), të cilat prodhohen kryesisht nga kompani të huaja.

Llogaridhënia si proces ballafaqimi mes Bashkisë dhe shoqërisë civile është në nivele deri diku të mira si model dialogimi, por ka nevojë përmirësimi në cilësinë e transparencës.

Raporti konstaton se Bashkia duhet të konsiderojë që bazuar mbi prioritetet strategjike kombëtare të kërkojë të zgjerojë dialogun me institucionet që mbulojnë punësimin dhe politikat për edukim profesional duke e kthyer në një prioritet të tyre edhe në programet buxhetore vendore.

Politikat që kanë mbetur të pazhvilluara duhen të jenë objekt i analizës së gjithë eskpertizës së mundshme në tregun privat dhe publik, për të adresuar mosveprimet sipas segmenteve institucionale, por edhe mungesën e vullnetit për të bërë transparencën me të dhëna korrekte dhe në kohën që përcaktohet nga legjislacioni për informinin e publikut.

Niveli i ulët i shpenzimeve për punësimin duke marrë në konsideratë edhe zhvillimet e performancës ekonomike vendore duhet të nxitë një adresim në ministritë që analizojnë politikat e punësimit dhe edukimit profesional, për një politikë buxhetore më të përshtatur në periudhën e programeve buxhetore në nivel kombëtar me shtrirje rajonale, por edhe për të shërbyer me fokus konkret në përmbushjen e objektivave për zhvillim të tregut dhe nxitje të ekonomisë.

Llogaridhënia duhet të burojë nga analiza që konsideron zbatueshmërinë e programit politik nëpërmjet monitorimit të vendimeve të këshillit bashkiak, por edhe performancës së Bashkisë dhe kryetarit të saj, si dhe opinionit të publikut, ku përfshihen kategori dhe shtresa të ndryshme të komunitetit vendor.

Përdorimi i të dhënave më të sakta bazuar te kërkesat e legjislacionit për ata që migrojnë dhe të bëjnë deklarimet dhe regjistrimet në lidhje me vendndodhjen e re duke shkëmbyer edhe informacionin me departamente e financave dhe taksave vendore për korrektim të buxhetit.

Nga Strategjia Sektoriale kombëtare për punësim dhe aftësim 2019 -2022 duket se pak elementë si përparësi strategjike kanë gjetur zbatim në qasjen vendore. Në tërësi mungojnë lidhjet e objektivit për nxitjen e përfshirjes sociale dhe kohezionit territorial me programe të dedikuara vendore dhe me angazhim me struktura të plota dhe funksionale. Ky është një problem i institucionit qendror dhe vullnetit dinamik të strategjisë në azhornim me situatën ekonomike dhe kërkesat e biznesit vendas për punonjës të specializuar dhe jo krah të lirë pune.  

  1. Financat vendore të bashkisë (momentet kryesore buxhetore, rishikimet e buxhetit dhe ndërthurja me transfertat e buxhetit të shtetit)

Sipas PBA 2022 – 2024 të Bashkisë Elbasan duke synuar ndërlidhjen me Strategjitë sektoriale dhe SKZHI II vërehet se mungon lidhja e duhur dhe ndërvarësia mes tyre.

Mungon zëri i kualifikuar i qytetarit nëpërmjet ekspertizës së përzgjedhur. Po ashtu edhe rekomandimet e konsoliduara të organizatave të ekspertizave të ndryshme. Masat e përfshira në objektivat dhe prioritetet e PBA nuk arrijnë dot të krijojnë një cikël të mbyllur të plan veprimit të lidhur me gjithë masat  mbështetëse  që  janë  të  nevojshme  për  t’i  vënë  në  zbatim  prioritetet.

Buxheti vendor i cili varet nga transfertat e buxhetit të shtetit, ndikohet edhe nga objektivat ende të papërmbushura të SMFP 2019-2022 dhe Strategjive sektoriale që rëndojnë mbi performancën e planifikimit të buxhetit të Bashkisë.

Në procesin e hartimit të buxhetit vjetor dhe PBA, sipas udhëzimit standart të PBA nuk ka përcaktim për pjesëmarrje të ekspertizës së shoqërisë civile apo proces, ku mund të ndërhyjë ekspertiza e pavarur, por ka thjesht konsultim me publikun që ka nevojë për ekspertizë të pavarur dhe të besueshme.

Rekomandimet dhe monitorimet e OSHC në parashikimin e të ardhurave vendore (shpërndarjen e barrës tatimore) dhe shpërndarjen e shpenzimeve ka qenë pa ndikim.

Gjatë konsultimit publik duhet të programohet edhe dialogu i bazuar në analiza dhe fakte nga organizata të shoqërisë civile, organizata të biznesit dhe profesionistëve, si dhe organizata të punës, të cilat munden të japin një rekomandim më pranë nevojave të qytetarëve, por edhe munden të jenë monitoruesë potencialë për mënyrën si janë shpenzuar fondet e Bashkisë dhe transfertat e buxhetit të shtetit.

Natyra komplekse e çështjeve të buxhetit për qytetarët dhe mungesa e një analize ballafaquese qytetare me fakte dhe argumente ndaj programeve të Bashkisë dhe Qeverisë qendrore kanë nevojë të riformatohen lidhur me orientimin e prioriteteve sipas kërkesës qytetare.

Nga Anketimi i bërë nga ana jonë, kur qytetarët u pyetën “Sa shpesh ke marrë pjesë në mbledhjet e këshillit Bashkiak? 13% e tyre u përgjigjën “Çdo mbledhje” dhe 87% e tyre u përgjigjën “Nganjëherë”. Ndërkohë, kur i pyetëm “Në çfarë takimesh publike të organizuara nga pushteti vendor keni marrë pjesë? ”30% e tyre kishin marrë pjesë në mbledhjet “Për buxhetin dhe Programin afatmesëm buxhetor”, 13% e tyre u përgjigjën “Për programe zhvillimi dhe projekte në bashki”, 3% u përgjigjën “Për llogaridhënie si janë shpenzuar paratë e buxhetit” dhe 49% e tyre u përgjigjën “Për tema të ndryshme”. Vetëm 5% e publikut të pyetur u përgjigj se “Nuk kam marë pjesë në asnjë takim pasi nuk kisha informacion që do zhvillohej një takim”

Nga Anketimi i bërë nga ana jonë, kur qytetarët u pyetën “Nëse keni marrë pjesë, a keni dhënë rekomandime/propozime për Këshillin Bashkiak (me shkrim ose elektronikisht te personi përgjegjës për koordinimin në Bashki)? 1% e tyre na u përgjigjën “Rregullisht”, 18% e tyre na u përgjigjën “Rrallë”70% e tyre u përgjigjën “Asnjëherë” dhe 11% e tyre “Nuk e di”. Ndërkohë, kur i pyetëm “Nga rekomandimet/propozimet që keni dërguar për Këshillin Bashkiak, cilat çështje dolën si më të rëndësishmet në Bashkinë tuaj? 24% e tyre u përgjigjën “Për infrastrukturën”, 24% u përgjigjën “Për shërbimet e bashkisë”, 28% u përgjigjën “Për mjedisin, bujqësinë, turizmin”, 10% e tyre “Për ndërtimet pa leje”,  7% “Për financat dhe taksat vendore” dhe 7% “Për shërbimet sociale”

Të ardhurat në buxhet për periudhën 2022-2024 parashikohen në rreth 30% nga të ardhurat e veta dhe 70% nga transfertat e buxhetit të shtetit.

Të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore (Pjesa e të ardhurave të veta) për bashkinë Elbasan përbëhen me 41% nga taksat vendore, 12% taksat e ndara dhe 46% nga tarifat vendore.

Në parashikimin buxhetor të të ardhurave për vitete 2022 – 2024 ka nevojë të shikohen me vëmendje rrisqet shoqëruese dhe që ndikojnë në mospërmbushjen e parashikimit.

Nga Anketimi i bërë nga ana jonë, kur qytetarët u pyetën “A është përmbushur ofrimi i shërbimit gjatë 12 muajve të fundit sipas angazhimeve të bashkise apo pritshmerive tuaja nisur nga premtimet/zotimet?”, besueshmërinë më të madhe e mban “Arsimi bazë dhe parashkollor” me 71% përgjigje pozitive, “Kujdesi social për fëmijët” me 48% përgjigje pozitive.

Besueshmërinë më të ulët e mbajnë “Strehimi social” me 62% përgjigje negative

Shumica e shërbimeve të tjera të bashkisë shoqërohen nga një besueshmëri neutrale që konsiderohet si pjesa më e madhe e publikut të pyetur.

Cdo strategji e re apo e vjeter duhet te kete nje plan vendor ne funksion te permbushjes se detyrave dhe fatures buxhetore, e ngjashme me strategjine e territorit PPV-PDV. Forcimi i planifikimit strategjik dhe menaxhimi i buxhetit në nivel të qeverisjes vendore. Efektivizimi i kadastrës fiskale nëpërmjet koordnimit të rrisqeve dhe trajtimit të tyre duke i menaxhuar ato. Rishikim i tarifave dhe përdorimi i tyre sipas emertimit, për më shumë transaprencë, besueshmëri dhe rritje të efektivitetit në shpenzime duke e bërë më të lehtë monitorimin edhe nga OSHC dhe publiku.

Pasqyrim në faqen online të Bashkisë të dhënat e përmendura në këtë tematikë, të cilat shërbejnë si një pikë e përbashkët takimi për të diskutuar mbi të njëjtat të përbashkëta. Gjatë çdo diskutimi të zbatimit të buxhetit të Bashkisë duhen përfshirë mekanizma monitorimi dhe vlerësimi, në grupe të përbërë nga Ministria e Financave dhe ekspertiza e publikut për të krijuar një mekanizëm të ngjashëm me analizën “Llogaridhënia për Shpenzimet dhe Financat Publike (PEFA) që të jetë ashtu si për financat qendrore një diagnozë objektive e përditësuar e performancës së menaxhimit të financave publike vendore.

Nga fakti i vitit 2021 dhe parashikimi për periudhën 2022 – 2024 ka elementë që do të kenë nevojë për një sqarim edhe më të plotë nisur nga përballja e kërkesës qytetare bazuar te analizat e detajuara nga ekspertë të pavarur për të shteruar dhe analizuar gjithë argumentat që mundet të tregojnë parashikime që nuk bazohen mbi nevojat reale, si dhe mund të jenë kosto që mbulojnë difekte në menaxhimin e fondeve publike.

Problemet në mosbërjen në kohë dhe të plota të raport progreseve të strategjive sektoriale duke mos gjetur hapësira për tu përfshirë në PBA kanë ndikuar në moslidhjen e nevojshme midis planifikimit  të  politikave  strategjike  me  planifikimin  e  buxhetit  dhe  menaxhimin  financiar  publik. Ky realitet do të ekspozohet dhe prezantohet për qasje për ndryshim nga MFE nga ana jonë.

Rrjetëzimi i ekspertizës së shoqërisë civile dhe profesionistëve për të asistuar në koordinim me aktorët vendorë për analiza dhe kalendarë të mirëkoordinuar në funksion të fizibilitetit të buxhetit vendor.

Sipas monitorimit dhe vlerësimit të dokumenteve buxhetore dhe politikave për zhvillim, në Bashkinë Elbasan, vërehet se kapaciteti për vlerësimin, monitorimin dhe menaxhimin e projekteve të investimeve publike përfshirë PPP-të është i copëzuar. Drejtoritë dhe hallkat e institucionet përfshihen në etapa të ndryshme për analizimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e investimeve. E gjitha kjo performancë nevojitet që të jetë pjesë e një listimi të unifikuar të projekteve të miratuara, e njëjtë si ajo që vetë MFE ka në Strategjinë e saj të MFP, por edhe Planin e Veprimit të Strategjisë ndërsektoriale për decentralizimin e qeverisjes vendore, ku secili nga punonjësit të jetë pjesë e integruar e saj sipas detyrave stafetë që mbulojnë, por edhe si pjesë e transaprencës që nevojitet për qytetarët dhe për analizat e eficencës së investimeve.  

  1. Edukimi i të rinjve dhe integrimi në tregun vendor, si sfidë ndaj të ardhmes 

Buxheti i Bashkisë i vitit 2021 ka shpenzuar një fond prej 732.9 milion lekë (arsimi parashkollor, arsimi i mesëm i përgjithshëm dhe arsimi profesional).

E ardhmja e zhvillimit të edukimit profesional duhet të bazohet në aftësimin dhe përdorimin e novacionit digjital, por të bashkrenduar me kërkesat e biznesit vendor dhe kombëtar.

Edhe pse Elbasani, si disa bashki të tjera në vend ka Planin Lokal të veprimit për rininë 2020 -2023 duhet të synohet që vizioni i këtij plani ambicioz të jetë pjesë e veprimeve dhe buxhetit në përditshmërinë e bashkisë.

Në monitorim të Strategjisë për Punësim dhe Aftësi, 2019-2022, programeve buxhetore afatmesme dhe buxheteve në vitet 2017-2021, si dhe duke ju referuar edhe programit politik të Kryetarit të Bashkisë në vitet 2015-2019, vërehet se investimet e realizuara nga fondet e Bashkisë, por edhe ato të investuara nga buxheti i shtetit nuk kanë arritur të zbusin papunësinë, madje ajo rezulton me rritje në 2019 në nivelin 16.6% të forcave të punës aktive në Bashkinë Elbasan.

Në nivelin e pjesëmarrjes, Elbasani në arsimin e mesëm të përgjithshëm në raport me arsimin profesional bazohet kryesisht në gjimnaze me 69% pjesëmarrje dhe 31% e nxënësve ndjekin shkollat profesionale dhe social-kulturore.

Shpenzimet e buxhetit të Bashkisë për Arsimin parashkollor përfshirë arsimin bazë, Arsimin e mesëm të përgjithshëm, si dhe Arsimin professional në vitin 2022 janë parashikuar 16% më të ulta dhe vijojnë të tilla.

Nga Anketimi i bërë nga ana jonë, kur qytetarët u pyetën “Si do ti ndanit shpenzimet e buxhetit në Bashkinë tuaj nëse do ta kishit ju në dorë miratimin e shpërndarjes së fondeve dhe politikave?, pikët më të mëdha si mesatare e përgjigjeve i morën “Bllokimi ndërtimeve pa leje” 5.1 pikë, “Mbrojtja civile dhe nga zjarri” 4.8 pikë, “Transporti publik” 4.8 pikë, “Menaxhimi trafikut” 4.8 pikë

Aktivitetet e tjera të Bashkisë ishin poshtë këtij pikaverazhi.

Shpenzimet e buxhetit të Bashkisë për Arsimin parashkollor përfshirë arsimin bazë, Arsimin e mesëm të përgjithshëm, si dhe Arsimin professional në vitin 2022 janë parashikuar 16% më të ulta dhe vijojnë të tilla.

Niveli i shpenzimeve spjegon edhe faktin e përqindjes së lartë të pjesëmarrjes së nxënësve në arsimin publik duke konsideruar edhe argumentin e nivelit të ardhurave nën mesataren kombëtare (45.5 mijë lekë /muaj) që nuk arrijnë dot për pjesën më të madhe të familjeve të përballojnë kostot private. Në këtë rast përgjegjësia e bashkisë është edhe më e madhe, në aspektin sasior dhe cilësor.

Lexo edhe :  Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Efekti i pandemisë në Elbasan shihet se nuk ka ndikuar ndjeshëm si në disa bashki të tjera me peshë në rritjen e numrit të familjeve me ndikime të varfërisë.

Efektet rrjedhëse prej rritjes ekonomike, nëse shpërndarjet e të ardhurave nëpërmjet fondit të mbrojtjes sociale janë relativisht të qëndrueshme me kalimin e kohës, ato mund të zbusin por jo të ulin varfërinë.

pjesa më e rëndësishme për të matur edhe efektivitetin e investimeve infrastrukturore, të cilat shpenzohen mesatarisht deri në 1.7 miliard lekë në vit për Elbasanin (në historikun 2017-2021), ku mbi 93% vijnë si fonde nga FSHZH dhe fonde të huaja të buxhetit dhe 7% janë financime me fonde nga buxheti i Bashkisë. Investimet e kryera aktualisht, sipas performancës së PBB së Elbasanit ende nuk e kanë efektivizuar ekonominë, megjithatë rritja e vlerës së pasurive të paluajtshme dhe lejeve të ndërtimit për hotele dhe ndërtesa ka ndikuar në buxhetin e bashkisë me mbledhjen më të lartë të të ardhurave të veta.

Politikat e barazisë gjinore si një pjesë e rritur e programeve të bashkisë-qeverisë,  si dhe organizatave duhet të optimalizohen më shumë me skema financiare duke arritur edhe jetëzim të strategjisë kombëtare.

Nxitja e bizneseve për të investuar në trajnime është pak e përhapur, por kërkon angazhim dhe nevojë për politikë të re. Fuqia e rrjetëzimit të shoqërisë civile vendore ndaj problemeve sociale lidhur me edukimin, shëndetësinë, punësimin, ambjentin, korrupsionin dhe shfrytëzimi i të drejtave të partneritetit me OSHC.

Një pikë e Anketimit tonë drejtuar publikut të Elbasanit me pyetjen “Sipas jush, a është politika kundër varfërisë efektive në shërbim të nevojave të të varfërve?”6% e tyre u përgjigjën “PO”, 37% e tyre u përgjigjën “JO”, 11% tjetër u përgjigj “Nuk e di” dhe 46% preferuan të japin arsye të tjera, por të paidentifikuara në përgjigjen e tyre. Këto rezultate tregojnë se ndërhyrjet për uljen e varfërisë duhet të jenë përpjekje gjithpërfshirëse, ku OSHC luajnë rolin e moderatorit, por edhe koordinatorit social mes politikave qeveritare dhe shpërndarjes për të varfërit.

Përfshirja e OSHC-ve në monitorimin dhe rekomandimin e adresimit për zgjidhje të problemeve në zbatimin e strategjisë për mbrojtjen sociale dhe politikave social-ekonomike  dhe programeve sociale sipas transfertës së pakushtëzuar duhet të jetë pjesë e kalendarit të veprimtarisë së Këshillit bashkiak dhe Bashkisë për reflektimin e sinkronizuar të qëndrimit qytetar dhe qeverisjes ndaj politikave të qeverisë qendrore në hartimin e buxhetit. 

  1. Menaxhimi i rrisqeve mjedisore dhe performanca e bujqësisë dhe turizmit në zhvillimin vendor 

Në Buxhetine Shtetit 2021, si dhe Buxhetin e bashkisë Elbasan 2021, sipas monitorimit të buxhetit faktik vërehet se për menaxhimin e mbetjeve dhe mjedisin ka një vëmendje prioritare në nivelin e shpenzimeve për programet e tjera në Elbasan.

Adresimi i problemeve mjedisore dhe furnzimit me ujë dhe fondet e alokuara nuk janë në nivele të njëjta të vëmendjes si në programin për menaxhimin e mbetjeve urbane duke lënë mundësi për akumulim të problematikave dhe zvarritje të tyre. 

Nga Anketimi jonë, pyetjes për publikun elbasanas se “Si do ta renditnit performancën aktuale të ofrimit të shërbimeve në Bashkinë tuaj”, përgjigjet e 65% të publikut të pyetur vlerësojnë “Menaxhimin e trafikut”, ndërsa 70% e publikut të pyetur vlerësojnë “Transportin Publik”.

Kjo përkon me paralajmërimin tonë lidhur me vëmendjen e analizës së kosto përfitimeve për çdo shërbim, për të dialoguar ato shërbime që janë të realizueshme me kosto më të ulët dhe përfitim më të amdh. Kjo është një temë që duhet të tërheqë vëmendjen e Bashkisë. 

Në mbrojtjen e interesit publik për fondet e mjedisit është i domosdoshëm roli imponues me fuqinë e ekspertizës dhe argumentit nga shoqëria civile në interes të politikës vendore (politikanë vendorë të gjithë partive dhe aktivistë të interesave qytetare) për të minimizuar transferimin e dëmit dhe fajit nga një krah politik te tjetri.

Menaxhimi i mbetjeve trajtohen kryesisht në 2021 duke depozituar mbetjet  në landfill dhe vende të tjera depozitimi të miratuara nga organet përkatëse të qeverisjes vendore.

Zbatimi sipas raportit për VSM dhe objektivat sipas PPV për shpërndarje të programeve mbetet një sfidë e monitorimit të transparencës së procesve nga OSHC dhe ekspertiza sektoriale e tyre në kuadër të qasjeve të denoncuara nga media dhe individë për vullnet të korruptuar politik.

Zhvillimi i turizmit duhet të bazohet në zgjerimin e bazës dhe harmonizimin e tarifave për pastrimin, gjelbërimin dhe ndriçimin publik duke zgjeruar konceptin “ndotësi paguan”.

Bashkia duhet të parashikojë luhatje të të ardhurave nga programet e instrumenteve financiare dhe nuk duhet të varet vetëm te këto instrumente për të financuar pjesën më të madhe të përmirësimit të infrastrukturës ekzistuese apo dhënies së infrastrukturës së re. Bashkia duhet të krijojë programin e zbatimit të secilit instrument financiar, përfshirë këtu kriteret për përcaktimin e përfitimeve, dhe duhet ta zbatojë atë njësoj për të gjithë dhe me transparencë.

Bujqësia përbën 39.9% të ekonomisë së Elbasanit dhe furnizon  2% të tregut shqiptar me drithra dhe perime dhe 6% me fruta. Prodhimet bujqësore të Elbasanit plotësojnë deri në 100% të furnizimit te popullsise brenda territorit të bashkisë me prodhime të perimeve, dru-frutorëve dhe ka ndikim ne zonen perreth, edhe pse nuk paraqitet me nivele te larta prodhimi. Bujqësia zhvillohet kryesisht  në modelin e biznesit të bazuar në fushë të hapur individuale/familjare (75.7% e prodhimit në fushë), te cilat prodhojne  kryesisht  produkte tradicionale.

Qeveria ka filluar prej 5 vitesh në Elbasan edhe ambicien për zhvillimin e bujqësisë nëpërmjet një angazhimi politikash të reja, si një potencial të rëndësishëm për të zhvilluar agroturizmin.

Sipas parimit “ndotësi paguan” zhvillimi i turizmit duhet të bazohet në zgjerimin e bazës dhe harmonizimin e tarifave për pastrimin, gjelbërimin dhe ndriçimin publik.

Duke marrë si një referencë mbështetëse edhe Raportin “Infrastruktura e Integritetit” gjejmë me vend të përfshijmë në raportin tonë se orientimet në të cilat përmenden në këtë publikim vlejnë si angazhime që duhen mbajtur në konsideratë edhe në kontekstin e këtij projekti, për të paktën monitorimin dhe analizën e (a) e prokurimeve publike, i cili kryhet nga disa OSHC të specializuara në vend, (b) të ardhurave dhe shpenzimeve fiskale, (c) administrimit të burimeve natyrore mbitokësore dhe nëntokësore, dhe (d) Vendimeve të drejtësisë lidhur me aktet korruptive të kallëzuara në drejtësi.

Pasqyrim në faqen online të Bashkisë të dhënat e përmendura në këtë Tematikë, të cilat shërbejnë si një pikë e përbashkët takimi për të diskutuar mbi të njëjtat të përbashkëta.

Adresimi i dobët i problematikave mjedisore që janë shqtesuese sipas Strategjisë së Zhvillimit, por edhe sipas komunitetit dhe OSHC në zbatim të nismave kombëtare dhe në funksion të partneritetit me pushtetin vendor duke hartuar programe të përbashkëta.

Një nivel progresiv i tarifave të ambjentit (pastrim, gjelbërim, ndriçim) duhet të identifikohet si nevojë për të balancuar më mirë kostot e shtuara në kryerjen e shërbimeve të pastrimit të territorit

Bashkia duhet të parashikojë luhatje të të ardhurave nga programet e instrumenteve financiare dhe nuk duhet të varet vetëm te këto instrumente për të financuar pjesën më të madhe të përmirësimit të infrastrukturës ekzistuese apo dhënies së infrastrukturës së re.

Qeveria edhe pse nuk ka detyrë ndërhyrjen në treg duhet të reflektojë përgjegjshmërinë e detyrueshme ku së pari nuk duhet të ndalojë së formatuari frontin e anti evazionit dhe së dyti në një masë të madhe të efektivizojë skemat e subvencioneve që edhe pse të pakta duket se mund të ndikojnë në “shkretëtirën” financiare në sektorin bujqësor.

Në mbrojtjen e interesit publik për fondet e mjedisit është i domosdoshëm roli imponues me fuqinë e ekspertizës dhe argumentit nga shoqëria civile në interes të politikës vendore (politikanë vendorë të gjithë partive dhe aktivistë të interesave qytetare) për të minimizuar transferimin e dëmit dhe fajit nga një krah politik te tjetri. Ne do të angazhohemi për nisma që të minimizojnë qasje të tilla duke synuar qartësime dhe interpretime të nevojshme për qytetarët. 

  1. Rivitalizimi infrastrukturës vendore, rilindje urbane dhe zhvillimi ekonomisë vendore

 Strategjia e Zhvillimit dhe mundësitë e buxhetit të Bashkisë dhe ato nga FSHZH dhe institucionet dhe donatorët nuk duket se do të përmbushin objektivat e përmbushjes në afate.

Janë realizuar 13 programe (22% e totalit të programeve), por pa përmbushur asnjë nga 5 objektivat strategjikë të Planit plotësisht (te SHTOJCA). Gjysma e këtyre programeve kanë tejkaluar afatin e zbatimit (0-3 vite); – Janë në proces për tu realizuar (në nivele të ndryshme të zbatimit) 32 programe zhvillimi infrastrukture rrugore, UK, arsimore, shëndetësore, bujqësore, urbane (55% e totalit të programeve), duke synuar përmbushjen e të paktën 3 objektivave strategjikë (Objektivat 1, 3 dhe 5). Me përjashtim të dy programeve që kanë të përcaktuar një kohëzgjatje afat gjatë (deri 15 vite nga fillimi programit), pjesa tjetër janë në tejkalim të afateve të përcaktuara; – Nuk kanë filluar apo nuk ka informacion për performancën e 13 programeve (22% e totalit të programeve), që janë të gjithë në tejkalim të afateve të përcaktuara në Plan.

Strategjia e zhvillimit prej 5 vitesh është në zbatim, por me ritme më të ngadalta performance nga objektivat e përcaktuara për vënien në funksion të zhvillimit të investimeve dhe programeve.

Struktura e shpërndarjes së programeve të investimeve dhe politikave sipas Planit është më e fokusuar te Urbanizimi për turizmin, infrastruktura rrugore, UK dhe bujqësi, mjedis dhe trashëgimni kulturore.

Plani i Zhvillimit  të Territorit ka ndikime të vogla dhe të pjesëshme sipas objektivave strategjikë për Elbasanin dhe duhet të analizohet azhornimi me realitetin e ekonomisë bazuar te deviancat.

Ndryshime pozitive të tendencës së sektorëve të ekonomisë

– Bujqësia dhe Blegtoria, Ndërtimi dhe Industria janë mbizotëruese me 62.6% të ekonomisë së Elbasanit (6 bashkitë) me një rritje të përbashkët prej 0.3 përqind më shumë nga 2017. Rritjen më të madhe në grup e ka Industria me 1.6% më shumë pjesëmarrje në PBB, e cila është ndihmuar nga tregu i eksportit dhe i brendshëm (lëndë ndërtimi etj.);

– Aktivitetet e pasurisë së paluajtshme janë rritur me 0.4% në pjesëmarrjen në PBB, si rrjedhojë e rritjes së vlerës së aseteve dhe nxitjes së blerësve për të blerë në një treg që konsiderohet në zhvillim të mëtejshëm;

 Ndryshime negative të tendencës së sektorëve të ekonomisë

–   Tregtia, Transporti dhe Hoteleria  janë tkurrur në pjesëmarrjen në PBB  me –1.5 përqind nga 2017. Ndikimi kryesor vjen nga situata e bllokimit të aktiviteteve të akomodimit nga pandemia e Covid-19, por edhe konkurueshmëria e dobët dhe informaliteti në treg. Ky ndikim vihet re nga niveli i të tjera të cilat përveç administratës publike dhe arsimit, që ka rritje 1.4% në PBB konsiderohen me një rënie me -0.1% deri – 0.6% nga 2017 në 2020

Për të realizuar rritjen e pritshme të shpenzimeve për infrastrukturën, Bashkia (por jo vetëm kjo bashki) do të duhet të ofrojnë qeverisjes qendrore përzierjen e duhur të analizës së faktorëve ekonomikë, socialë dhe mjedisorë, të referuar ndonjëherë si mjedisi i favorshëm.

 Ndërsa qeveria përpiqet të përmbushë objektivat e dyfishtë të stimulimit të shpenzimeve për infrastrukturën dhe reduktimit të borxhit të qeverisë qendrore, Bashkia mund ta gjejë veten të paaftë për të bërë përparim të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës.

Sipas Anketimit tonë lidhur me pyetjen “A mendoni se investimet në projektet urbane kanë ndihmuar në zhvillimin ekonomik të qytetit dhe në punësim?”, 9% e publikut elbasanas u përgjigj “PO”, 7% u përgjigj “Jo” dhe 81% u përgjigjën “Pjesërisht”.

Ky konstatim përkon gjithsesi me besimin për efektshmërinë në të ardhmen e investimeve që janë kryer apo janë në proces, duke ju përgjigjur pyetjes “A mendoni se projektet urbane do të ndihmojnë në të ardhmen në më shumë mirëqenie për ju dhe zonën tuaj?”, 77% e tyre u përgjigjën me “PO”, 21% e tyre “Pjesërisht” dhe 1% “Nuk e di”.

 Elbasani nuk ka një vlerësim ekonomik të azhornuar lidhur me efektet e zhvillimit pas 5 vitesh miratimi të PPV-së, një dokument i cili mungon. Ndërkohë programi qeverisë Rama 3, 2021-2025 dhe programi politik i bazuar mbi premtimet e Kryetarit të Bashkisë janë objektivat e mëtejshme të zhvillimit në kontekstin e PPK 2015-2030.

 Pagesat për infrastrukturën duhen parë në një raport të drejtë me shpenzimet për mbrojtjen sociale.

Sipas të dhënave të Buxhetit të Shtetit për fondet e investimeve për infrastrukturën në 2021 për Elbasanin, si dhe financimet nga Buxheti i Bashkisë me fondet e buxhetit vendor, shikohet se ka një nivel shpenzimi mesatar vjetor për çdo banor të Elbasanit prej 15 mijë lekë. Ndërkohë, që shpenzimet për mbrojtje sociale mesatarisht janë në nivelin e 97.000 lekë për banor të varfër apo në nevojë në vit. Në bazë të këtij krahasimi arrijmë të analizojmë faktin se shpenzimet për infrastrukturë janë më shumë se 7.4 herë më të ulta se fondet që nevojiten për të ndikuar në uljen e varfërisë.

Ajo që rezulton nga ballafaqimi me pagesën për mbrojtje sociale në raport me shpenzimet kapitale nga Buxheti i bashkisë, të cilat janë në nivele pagese prej 3.900 lekë për banor për çdo vit tregon se varfëria nuk është ndikuar nga ky shpenzim, madje ka një ulje me 2% të numrit familljeve përfituese (ishin 18.107 familje me ndihmë në 2017 dhe janë 16.107 familje me ndihmë në 2021 nga 69.575 familje gjithsej). Pra ndikimi nga rimarrja e investimeve infrastrukturore në rastin e Elbasanit duket se është më efektive se në disa bashki të mëdha në drejtim të efektivitetit të ndikimit të infrastrukturës drejt performancës ekonomike të qëndrueshme rajonale e aftë të ripaguajë më shumë edhe për qytetarët e varfër dhe personat me aftësi të kufizuar.

Për të qenë në kohezion dhe të bashkërenduar, ekspertët e projektit propozojnë ripërshtatjen e gjithë dokumenteve dhe politikave të hartuara nga pjesëtarë të ndryshëm të shoqërisë civile duke identifikuar opinionet, kapacitete dhe opsionet për të koordinuar me AMSHC dhe Koordinatorin Kombëtar Kundër Korrupsionit në një paketë më të plotë dhe më të zgjeruar me anëtarësi se deri më sot.

 Fizibiliteti i investimeve duhet riparë per te mos mbetur plane optimiste që përçojnë vullnete politike jo konsistente me ndikimin ne korruptimin vendor dhe qendror. Kjo mund të krijojë tension midis qëllimit të stimulit ekonomik dhe nevojës aktuale publike për infrastrukturën. Në praktikë shpërndarja e shpenzimeve të infrastrukturës të lidhura me stimulin shpesh ndikohen shumë nga konsideratat politike dhe elektorale dhe jo nga njëri prej këtyre dy qëllimeve. Ndërsa kjo mund t’i bëjë shpenzimet e infrastrukturës shumë tërheqëse për politikëbërësit dhe politikanët, ajo mund të punojë në kundërshtim me qëllimet ekonomike të politikës.

Ekspertët tanë do të angazhohen në analiza të thelluara dhe veprime direkte për shmangie të praktikave optimiste.

 Për të realizuar rritjen e pritshme të shpenzimeve për infrastrukturën, Bashkia (por jo vetëm kjo bashki) do të duhet të ofrojnë qeverisjes qendrore përzierjen e duhur të analizës së faktorëve ekonomikë, socialë dhe mjedisorë, të referuar ndonjëherë si mjedisi i favorshëm

Në bazë të momentit në të cilin OSHC në Shqipëri po kërkojnë të evolojnë drejt fokusimit në çështjet që përbëjnë interes të shtuar publik, si dhe për të qenë pjesë e tregut të ekspertizës në funksion të qytetarit, ekspertët tanë mendojne se duhet futur si një instrument i freskët në komunikimin mes qytetarëve dhe qeverisjes vendore Dialogu Deliberativ.

Të fundit

Arrestimi i Veliajt/ GJKKO cakton detyrim paraqitje për pesë persona

Masa sigurie për çiftin Veliaj. Agjentët e Byrosë kombëtare të Hetimit kanë shkuar në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës,...

Kosova: një udhëkryq mes politikës dhe gjeopolitikës

“Politika është loja e së mundshmes, por burrështetasit e vërtetë e kthejnë atë në realitet.” Bismark. Ditë pas sotmes, në Prishtinë do të shpallen fituesit....

Arrestimi i ministrit të Kurtit, kryeprokurori i Prizrenit: Sulmoi dhe gjatë zgjedhjeve

Pas arrestimit mbrëmë të ministri aktual i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe një person tjetër, sot Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu tha në një...

Huatë e këqija vijojnë rënien/ Kreditë me probleme në nivelin më të ulët të një dekade

Qytetarët shqiptarë por edhe bizneset kanë paguar në kohë këstet e kredive duke ndikuar në përmirësimin e mëtejshëm të këtij treguesi. Banka e Shqipërisë...

Nuk ekzekutohet masa arrest shtëpie për Ajola Xoxën, ndodhet jashtë shtetit

Me vendim të GJKKO, ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt është caktuar masa arrest shtëpie. Por, burime bëjnë me dije se masa ndaj saj nuk...

Lajme të tjera

Web TV