E bujshme/ Arrestohet në Spanjë futbollisti i njohur i Bundesligës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga “Daily Star” raportohet se një futbollist i njohur gjerman është arrestuar ditën e sotme në Ibiza. Po sipas burimit në fjalë raportohet se lojtari është arrestuar pasi dyshohet se ka abuzuar me një adoleshente.

Futbollisti luan në Bundesligë, ndërsa thuhet se është arrestuar nga autoritetet spanjolle, teksa raportojnë se vajza për të cilën akuzohet se ka kryer marrëdhënie është vetëm 18-vjeçe.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në vilën San Jose, vajza në fjalë thuhet se kishte shkuar te një spital aty afër.
Emri i futbollist të arrestuar nuk është bërë ende i ditur, por thuhet se bëhet fjalë për një futbollist të njohur, i cili aktivizohet te një nga klubet e mëdha të Bundesligës.

Përveç futbollistit deri më tani të panjohur, raportohet se për këtë rast është arrestuar edhe një person tjetër. Dy të arrestuarit janë me shtetësi gjermane.
Autoritet spanjolle kanë nisur hetimet lidhur me këtë rast. Sulmi i dyshuar seksual raportohet të ketë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, megjithatë, ende nuk është e qartë nëse të arrestuarit janë paraqitur tashmë në seancën gjyqësore.

Të fundit

Artan Hoxha: Laert Haxhiu ndante para me policët, ja lidhjet e fuqishme me autoritetet

Artan Hoxha, ka folur për Laert Haxhiun, grupi i të cilit u ekspozua për të paktën gjashtë vrasje, pas...

Hetimet ndaj Arben Ahmetajt/ VOA: Prokuroria e Posaçme paralajmëron surpriza

Në Shqipëri, burime të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar thanë të enjten se hetimet ndaj ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj...

Ja cilat janë 30 figurat më të rëndësishme të Historisë

Historia është plot me personazhe që kanë transformuar historinë e njerëzimit. Sot bota është ajo që është falë mendimeve, ideve apo veprimeve të tyre....

Vidhnin nëpër vila ora luksoze, stoli e shufra ari, në pranga 5 shqiptarë

Policia ka arrestuar në Itali 5 shqiptarë, 1 maqedonas dhe 2 italianë, të cilët vidhin nëpër vila dhe aparta,ente, ora luksoze, stoli dhe shufra...

Dentisti i vë këllëf mbi infeksion pa bërë grafi, pacientja detyrohet të heqë dhëmballën

Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë denoncim nga një qytetare për klinikën dentare “Risus” në Tiranë dhe çiftin e stomatologëve Enerjeta dhe Julian...

Lajme të tjera

Web TV