Aksionet e OFL-së, ministri i Brendshëm bën bilancin: 2199 subjekte të hetuara në total

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Bledi Çuci në interpelancën e tij me deputetin e PD-së, ka bërë publike rezultatet e deritanishme të OFL-së. Sipas ministrit, numri total i subjekteve të hetuar nga Operacioni Forca e Ligjit është 2199, nga të cilët 1682 janë subjekte të evidentuar nga Drejtoritë Vendore të Policisë.

REZULTATET E OFL
Numri total i subjekteve të hetuar nga Operacioni Forca e Ligjit është 2199, nga të cilët:
•1682 janë subjekte të evidentuar nga Drejtoritë Vendore të Policisë;

•475 janë praktika të iniciuara nga vetë Struktura e Posaçme “OFL”;
•42 janë subjekte të evidentuar nga Drejtoria e Antiterrorit.

“Ajo që mund të them është se vetëm në kuadër të Aktit Normativ për OFL, gjatë periudhës 01 Shkurt 2020 – 31 Dhjetor 2020, Policia e Shtetit ka hetuar 2199 subjekte, nga të cilët 741 subjekte janë njoftuar për të bërë vetë-deklarimin e pasurisë (prej të cilëve 617 subjekte të aktit dhe 124 lidhje famijare/shoqërore të subjekteve) dhe pas përfundimit të vetedeklarimit, 239 praktika janë referuar në SPAK.

Së pari, me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, të cilat i kanë të evidentuar këta shtetas nëpërmjet verifikimeve të vendndodhjes së tyre, të lidhjeve familjare, miqësore dhe shoqërore, të pronave që ata administrojnë, të pronave që ata i kanë të regjistruara në emër të personave të tjerë apo pronat që ata i kanë tjetërsuar, informacion, i cili është përpunuar, plotësuar dhe dërguar nga struktura e OFL-së në SPAK.
Së dyti, struktura e OFL-së ka marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, të gjitha listat e të dënuarve dhe të atyre që janë aktualisht duke vuajtur dënimin për veprat penale që janë objekt i atij akti.
•Dhe së treti, OFL ka marrë edhe nga Departamenti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar listën e të dënuarve jashtë shtetit për veprat penale objekt të këtij akti.
Kërkesa të kthyera nga SPAK për plotësim dokumentacioni
Nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë kthyer për plotësim materiali 54 kërkesa për sekuestro të referuara nga OFL, kërkesa të cilat janë plotësuar dhe ridërguar brenda afateve të përcaktuara.” tha Cuci.

Të fundit

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Kretën, rrëshqitje toke dhe dëme në ndërtesa

Një tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter, u regjistrua në orën 6.19 të mëngjesit të sotëm me orën...

“Liri për Palestinën”/ Vriten në Uashington, dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite

Dy punonjës të ambasadës izraelite u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Uashington. Konfirmimi vjen nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi...

Mot i paqëndrueshëm/ Sërish reshje shiu në disa zona të vendit!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas SHMU, orët e para...

Berisha ankohet tek DASH dhe BE: Më vodhën!

Partia Demokratike i ka dërguar një raport mbi zgjedhjet e 11 Majit faktorit ndërkombëtar. Në një konferencë për shtyp, Sali Berisha tha se raporti...

Lajme të tjera

Web TV