Kurti kërkon takim me përfaqësuesit e veteranëve: Mos e ofendoni as popullin e as mua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Albin Kurti dhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha kanë replikuar me njëri-tjetrin për çështjen e veteranëve.

Pasi propozoi që të takohet nesër me krerët e veteranëve të UÇK-së, Berisha tha se Kurti duhet t’i takojë menjëherë veteranët.

“Nëse thua sot, vetëm sot, vetëm tash, kjo do të kishte kuptim të hënën”, tha Kurti, pasi theksoi se atë ditë u miratua projektligji për përcaktimin e pagës minimale.

“Sot është absurde”, tha Kurti.

Kryeministri iu tha deputetëve të opozitës që të mos flasin në emër të protestuesve.

“Unë nuk mendoj që një deputet i opozitës duhet të flasë në emër të protestuesve”, tha ai.

Kurti tha se vetë kishte organizuar protesta, prandaj iu tha opozitarëve se “nuk jeni në situatën ku isha dikur unë”.

“Deputeti flet ‘Jugosllavia’ ku di unë. Kjo për besimin tim tregon që duhet të më shtjë në një ekstrem ku kurrë s’kam qenë në mënyrë që të mund të më kritikojë”, tha kryeministri.

“Duhet të shpifësh diçka që të më kritikosh”, tha shefi i Qeverisë.

Ai i tha deputetit Berisha të mos shpifë.

Në kundërreplikë, Berisha tha:

“Unë ty nuk mund të të bëj kurrgjë tjetër, pos qaj që je”. Ai tha se për Kurtin flasin ata që e kanë votuar.

Kurti iu përgjigj edhe njëherë në fund.

“Shumica e popullit ka qenë kundër Jugosllavisë. Mos e ofendoni as popullin e as mua”, ia ktheu Kurti. /Express

Të fundit

Zjarr në Marsejë, lëndohen 110 persona, evakuohen qindra të tjerë

Një zjarr i madh ka përfshirë periferi të Marsejës, qytetit të dytë më të madh të Francës, duke plagosur...

Pas Vlorës, Fierit e Durrësit, Rama vazhdon spastrimet/ Elbasani ndalesa e rradhës

Ku njësoj si në tre bashkitë e mëparshme edhe këtu pritet që të bëjë mbledhje me kryetarët e bashkisë dhe të kërkojë dorëheqjen e...

“S’pi ujë” diploma, papunësia te të rinjtë me arsim të lartë shënon rritje në vitin 2025

Vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë janë rritur ndjeshëm më 2025. Të dhënat e INSTAT në lidhje me papunësinë e të...

Banorët e Thethit protestë kundër prishjes së objekteve pa leje, bllokojnë urën e fshatit

Situata në Theth është tensionuar këtë mëngjes, pasi banorët kanë bllokuar urën në hyrje të fshatit, duke penguar hyrjen e forcave të Policisë së...

U gjet i pajetë pranë Liqenit të Shkopetit, 23-vjeçari dyshohet se është vrarë

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Mat, ku një 23-vjeçar u gjet i pajetë pranë Liqenit të Shkopetit. Dyshohet se i riu Renis...

Lajme të tjera

Web TV