Braçe në Kuvend: Në 30 vite kemi ndërtuar një kapitalizëm ‘skifterësh’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kapitalizëm skifterësh! Kështu e ka quajtur deputeti socialist Erion Braçe sistemin në vend, duke folur me tone të larta në fjalimin e mbajtur në seancën e sotme plenare. Braçe, tha se korrupsioni i administratës publike e deformon tregun dhe e shkatërron dhe ata që vuajnë janë bujqit.

“Korrupsioni i administratës publike e deformon tregun. Mes tyre ka të paaftë, dembel, njerëz pa ambicie pa vizion. Të korruptuar , nuk e kanë idenë se çfarë është interesi publik dhe priren vetëm nga interesi privat. E shohin shtetin si diçka që përfitohet më shumë përtej rrogës. Këtu e 30 vite kapitalizmi i ndërtuar edhe prej këtyre njerëzve po kthehet në kapitalizëm skifterësh. Ndaj kërkohet një strehë e qetë në administratën publike, padiskutim që ligjet i janë nënshtruar reformave të thella. Por ka nevojë për ndërhyrje sërish. Javën që shkoi bërtita shumë saqë zgjova edhe njërin që fle kudo, fle edhe në arë… Por kështu do të vazhdojmë ne? Vazhdoj ta kërkoj me forcë që ne na duhet bursa, një instrument ku njerëzit janë të bindur dhe të mbrojtur. E përsëris, për 30 vite kemi ndërtuar një kapitalizëm skifterësh”, tha Braçe.

Të fundit

Rama mes formës dhe nacionalizmit?!

Nga Ben Andoni Pakkush mund të mëdyshojë për aspektin e kuruar estetik, që kryeministri shqiptar Rama, e ka rrethuar me...

Reshje të dendura shiu në Milano/ Ekspertët: Kurrë nuk ka rënë kaq shumë në 170 vjet

Italia veriore është pushtuar nga moti i keq ditët e fundit, me reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Në Milano mediat raportoje për reshje...

‘Lufta e Yjeve’ Arma sekrete e Putinit, që po tremb Amerikën

Nëntëmbëdhjetë ditë përpara se Vladimir Putin të urdhëronte trupat e tij të pushtonin Ukrainën më shkurt të 2022, Rusia lëshoi një satelit të ri...

Rivlerësimi i pronave në 3%, kategoritë që përfitojnë nga nisma

Sot çdo shitje prone tatohet me 15%, për diferencën midis çmimit të parë dhe vlerës me të cilën shitet. Pra nëse një pronë e...

Mandati i Xhaçkës/ “Kushtetuesja” vendos kur do të shqyrtohet çështja

Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim mandatin e Olta Xhaçkës më 21 qershor. Mandati i deputetes socialiste Olta Xhaçka, edhe pse ka një...

Lajme të tjera

Web TV