22 të rinj pa shenje dhunë u gjetën të vd*ekur, ende mister incidenti në klubin e natës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet në Afrikën e Jugut  po hetojnë vdekjen e të paktën 22 të rinjve, shumica e të cilëve u gjetën të vdekur brenda një klubi nate të njohur në vend sipas autoriteteve lokale.

“Tre prej tyre vdiqën në spital dhe dy janë duke u trajtuar në gjendje shumë kritike”, tha kreu i shërbimit të sigurimit të qeverisë provinciale.

Më herët, policia lokale tha se ishte njoftuar se 17 të rinj u gjetën të vdekur brenda një klubi nate në Cinery Park, duke shtuar se për rastin ka nisur një hetim. Viktimat janë të moshës nga 18 në 20 vjeç. Një zyrtar i shëndetësisë përjashtoi mundësinë që vdekja e tyre të jetë shkaktuar nga paniku apo shtypja.

“Është e vështirë të besohet se bëhet fjalë për shtypje mes njëri-tjetrit, pasi asnjë nga viktimat nuk ka lëndime të dukshme”, tha Unathi Bincoze nga vendi i ngjarjes.

Sipas gazetës lokale DispatchLive,  trupat ishin shpërndarë në tavolina, karrige dhe në dysheme, pa “asnjë shenjë të dukshme lëndimi”. Shumë dukej se ishin rrëzuar papritmas. Në rrjetet sociale, disa flasin edhe për mundësinë e helmimit me gaz apo helmim masiv .

Trupat do të transportohen në morgjet shtetërore, ku pritet të identifikohen nga të afërmit e më pas do t’i nënshtrohen autopsisë për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Të fundit

Influencerja vritet ‘live’ teksa po bënte një video në rrjete sociale

Vrasje drejtpërdrejt në rrjetet sociale. Influencuesja Airi Sato nga Japonia, 22 vjeçare, vdiq si pasojë e plagëve të shkaktuara nga një...

Stafi i USAID merr një email tjetër, urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Pasi Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se mbi 80 për qind e programeve të USAID-it po mbyllen përfundimisht, stafi i kësaj organizate ka marrë...

Proda: Vitin e kaluar erdhën 10 mln turistë dhe nuk pati asnjë incident

Drejtori i Përgjithshëm të Policisë Shtetit, Ilir Proda, gjasë fjalës së mbajtur sot, në Konferencën e Nivelit të Lartë për ‘Policimin në Komunitet dhe...

Ish-deputeti i PD i bashkohet Ramës, Alban Zeneli në listën e hapur të PS në Kukës

Ish-deputeti demokrat Alban Zeneli i është bashkuar PS. Burime bëjnë me dije se do të kandidojë nën siglën e PS në listën e hapur në...

Shtyhet me 1 muaj afati i aplikimeve për stacionet e plazhit

Të drejtën e kanë subjektet: “Bujtinë, Fjetinë (Hostel), Hotel, Resort, Qendër kurative, Fjetje dhe mëngjes, Apartament/vilë”, që kanë jo më pak se 5 dhoma...

Lajme të tjera

Web TV