Poezia lartëson njeriun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për librin poetik:”Dielli i zjarrtë  i syve të mi” i Trëndafile Mollës

NGA QAZIM SHEHU

Kur lexoj poezinë e Trëndafile Mollës ,vetiu më krijohet imazhi i varkës dhe i vargut që ka hipur në të dhe që vozit në detin e ndjenjës.Ky imazh të përsillet  ndërsa ndjen vrullin e dallgës së saj poetike,por jo vetëm kaq.Zakonisht përfytyrimi për një poet të mirë mbetet gjithnjë një forcë e brendshme ndikuese,e pakuptueshme,diçka si magji e fshehtë që të tërheq vetiu.

Kjo tëheqja instiktive është një pohim që vjen nga poezia e mirë.

Në të vërtetë,poezia  lartëson njeriun,por poezia e mirë krijon një lartësim më të hijshëm,më të plotë,më përshtypjesjellës.Poetesha dallohet për një nerv të butë lirik,me një diapazon tematik,me fjalë të shkrifëtuar dhe  malli e brenga derdhen natyrshëm ,duke krijuar një ujëvarim të këndshëm,ngjyrosur nga imazhe e këndvështrime humane të shumta.

Ndjenja dhe përkushtimi poetik,arrijnë të na rrëmbejnë e të na drejtojnë kujdesin,të na disiplinojnë vëmendjen,të na tërheqëin vetishëm drejt poezisë,në këtë kohë të amullisë së antivlerave dhe të thatësisë së ndjenjës nën efektet globale të komunikimit, si harxhim i panevoshëm energjish.

Trëndafile Molla është një poeteshë nga Durrësi, me banim në Itali.Nga Italia në Durrës nuk është ndonjë distancë e gjatë,i njëjti det i merr ujërat dhe i përplas në dy brigje,por Durrësi bëhet për të vendi i preferuar dhe i referuar poetik,sepse për të deti në Durrës është tjetërdet,njerëzit të tejrë njerëz,koha tjetër kohë që shndërrohet pamundimshëm në një kohë poetike,substanciale dhe transdecentale.

Kjo ka të bëjë me atë ngjizje dhe formim që vjen nga fëmijëria,përkatësia,ai që, pavarësisht nga kozmopolitet ,quhet atdhe.Formimi kulturor,stili i jetës ndryshon,pëson rrije e zbritje,por ajo që nuk ndryshon është malli,geni,krenaria,gjeneza.Intuitivisht dhe me dashje poeti krijon një valencë të fortë në këtë orientim motivor e përmbajtësor.

Trëndafile Molla i jep udhë vargut të vet,vargu i saj i mbartur me shumësi e dendurinë e fjalës shëtit në Durrësin e saj,në detin e trazimeve dhe përjetimeve,ngrihet dhe ulet si dallgët e detit dhe përplaset në bregun e imagjinatës duke na krijuar furtunën e mendimit.Ndriçohet prej bukurive të jetës dhe i përndrit ato,zbulon të fshehtën e tyre dhe krijon dritëhijet e konceptimit estetik.

Përmes gjerësisë së vargut, poezia e saj bëhet komplementare,duke gjeneruar forcë,bukuri,stil,elegancë e mbi të gjitha çiltërsi e sinqeritet,kthjelltësi e tejpamësi;kjo,se vargu i saj është konkret,i shtruar,i zgjeruar në frymëmarrjen e vet jetësore dhe mbi të gjitha jo i sforcuar  as prodhim ex-katedra.Poetesha i referon sendet objektet ,në qasje mendimore e vrulle të qeta ndiesore ashtu siç di t`i interferojë  e paralelizojë bukur,në saj të forcës së saj krijuese.

Poezia e saj mbetet një poezi subtile,një lirizëm në substancë,jo një kërkim i thatë formalist as semplist.Si lirikë e pastër,fine,e ngrohtë ajo të thërret  drejt kuptimeve të thjeshta,por që kanë peshë e rëndësi,sepse përbëhen nga ide domethënëse.

Lexo edhe :  Kendall Jenner zbulon se vuan nga sindroma që nuk e lejon të shijojë arritjet e saj

Për poeteshën nuk ka një preferencë tematike,çdo gjë që e ka tharmin për t`u shndërruar në poezi,për të ekziston;ajo mbetet poete e frymëzimit,e çastit, që jep mundësinë për zgjerim dhe sendërtim të përmbajtjes së motivit.Edhe në poezi me natyrë etiko-morale,poetesha  nuk bie në didaktizëem të thatë,përkundrazi i shpëton këtij kurthi ,duke krijuar një frymë të ngrohtë dhe me një polemikë apo diktim dashamirës të asaj çka është e moralshme,e vlefshme;kështu e mira dhe e bukura hyjnë gjithnjë pa leje në kufijtë e njëra-tjetrës.”Atdhe, ti rrënjët thellë i ke në tokë/lagen nga lotët e nuseve si krua/më vërtitet për ty mendimi në kokë/malli për ty më përvëlon mua”.

Antologjike mbetet poezia “Më thërret një valë”,ku poetja duke imituar vërtitjen e valës krijon edhe ritmin e vargut:”Më thërret një valë deri natën vonë/e ka marrë malli,s`rresht e më kërkon”.

Në mjaft poezi të tjera ajo lartëson atdheun,njeriun,peizazhin shqiptar,krenarinë e shkuar të njeriut, përballë paragjykimeve të sotme,evokon e pohon  duke ngulmuar në ruajtjen e vlerave,i këndon dashurisë me zërin e vet,dhe gjithandej ndihen marrëdhëniet njerëzore,kujtesa dhe pluhurosja e harresës,nostalgjia dhe malli ,dhe këtë ajo e jep me një varg konkret ,të ngarkuar me masën e duhur të figurës, me një varg që derdhet lirshëm,me një varg përshkrues ,i aftë t`u japë vend ndiesive si shpërthime të hovshme,ku ajo e kundron objektin poetik me ëmbëlsinë vet dhe me bindjen dhe prirjen e natyrshme të lartësimit të vlerës njerëzore.

Ajo është një poeteshë që nuk e kërkon figurën,po figura vjen dhe e zgjeron aftësinë e vet në përcjelljen e bindjes, kur gjithë poezia shndërrohet në përfytyrim të prekshëm.Si sukses  i saj do të veçohet denduria e fjalës dhe forca e shtrirë e imazhit,regjistri i fjalëve me lojën e trillit dhe gravitetin e ndjenjës,ligjërimi poetik brenda një uni të natyrshëm duke mos e nxjerrë këtë un në poza deklarative impozante.Kështu më mirë lartësohet njeriu.

Sponataneiteti,refleksioni lirik,intonimi lirik  me përpjekje të gjykimit filozofik,janë disa veçori të stilit të saj që në kontaktin leximor i përjashtojnë lajle-lulet   e dredhitë manieriste,duke krijuar një fjalë që buron.

Të shkruash një poezi të tillë, sot kur njeriu është i dashuruar me sendet dhe priret drejt materialitetit vulgar,është e vështirë,pasi tonaliteti i saj liriko-romantik duket sikur stonon,porse ,në të vërtetë ,poezia e Trëndafiles e sfidon këtë mendim ,me forcën dhe sugjestionin që krijon,me ngrohtësinë e ndjenjës dhe vertikalitetin e saj,me konkretësinë dhe qartësinë si pohim i dashurisë për njeriun,natyrën,vendlindjen,njerëzit e gjithçka që është e bukur,e shëndetshme dhe njerëzore.

Origjinaliteti,freskia,frymëmarrja tematike,vargu i derdhur,konkretësia e motivit,fryma lirike dhe shpesh deduktimet,krijojnë profilin e një poeteje të talentuar,që vazhdon të sjellë libra që nuk mbeten jashtë interesit në këtë kohë botimesh të shumta,por që libra të tillë arrijnë të spikasin e të tërheqin vëmendjen e lexuesit dhe të mediumit letrar.

Të fundit

Kancelari Scholz bën njoftimin e rëndësishëm, si dhe ka një propozim për Gjermaninë

Kancelari Olaf Scholz beson se ka ardhur koha që një grua të marrë presidencën e Gjermanisë. ”Do të isha i...

De Rossi udhëheq revolucionin tek Roma, nëntë lojtarë me “valixhet në duar“

Organika e Romës pritet të pësojë ndryshime të mëdha në sezonin e ri. Trajneri Daniele De Rossi pritet të përshëndetet me të paktën nëntë...

Rruga Tiranë-Durrës, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se, në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, ditën e sotme do të fillojë rehabilitimi i shtresave asfaltike...

Vrasja e efektivit në Fier, reagon ish-kreu i policisë së shtetit, Gledis Nano

Ish-kreu i policisë së shtetit, Gledis Nano përmes një postimi në Facebook ka dhënë një mesazh ngushëllimi për efektivin e ‘Shqiponjave’, Novruz Cenalia që...

Holanda gjobit Fortnite me 1.1 milionë euro për presion ndaj fëmijëve për ta blerë

Autoritetet holandeze gjobiten sot Epic Games, prodhuesin e video-lojës online Fortnite, me 1.1 milionë euro, duke pretenduar se fëmijët po shfrytëzohen dhe po ushtrohet...

Lajme të tjera

Web TV