Masakër në SHBA/ Ekzekutohen me breshëri 3 policë, plagosen 5 të tjerë! Ky është vra*sësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një masakër ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në shtetin amerikan të Kentucky, ku tre policë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën, pasi një burrë hapi zjarr ndaj tyre, ndaj të cilit ata u përpoqën të kryenin një urdhër arresti.

Autori është 49-vjeçari Lance Stortz, i cili u arrestua në shtëpinë e tij në Allen, Floyd County, pas një përplasjeje disa orëshe me policinë.

Sipas raportimeve, oficerët shkuan në shtëpinë e Stortz për një raportim për dhunë në familje, kur ai qëlloi me të shtëna të shumta drejt tyre, duke vrarë tre oficerë dhe një qen policie.

Gjatë të shtënave janë plagosur pesë policë, ndërsa identiteti dhe shkalla e plagëve të tyre ende nuk janë bërë të ditura.

Guvernatori i Kentuckyt, Andy Beshear, shkroi në Twitter se Floyd County kishte pësuar një humbje të tmerrshme.

“Ky është një mëngjes i vështirë për komunitetin tonë. Këta heronj sakrifikuan gjithçka për të mbrojtur popullin tonë”, ka shkruar Beshear.

Storz është në paraburgim për shumë akuza, duke përfshirë vrasjen e një oficeri policie dhe tentativë për vrasje të një oficeri policie.

Ai është deklaruar i pafajshëm dhe po mbahet me kusht 10 milionë dollarë dhe do të kthehet në gjykatë më 11 korrik.

Të fundit

Rama shqip në Athinë, Berisha “greqisht” në Tiranë

Nga Artur Ajazi Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Athinë, do të mbetet gjatë në historinë e këtij vendi. Askush...

Vrasja në Fier, drejtori i Policisë: Autori të dorëzohet, ndryshe do reagojmë ashpër!

Lorenc Panganika, drejtor i Policisë së Fierit i ka bërë thirrje Azgan Mërnica, autori i vrasjes së efektivit Novruz Cenalisë, që të dorëzohet, pasi përndryshe...

Magjepsje

Nga Edison Ypi Magjepsja nuk ësht larg. Magjepsja ndodhet mes Divjakës, Devollit, Vermoshit, Konispolit. Me këmbë, me makinë, me rrëzim, me kapërxim, me rrëshqitje, me...

Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, një mjet përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur në segmentin rrugor Sarandë - Delvinë. Sipas njoftimeve në aksident janë përfshirë 2 automjete, ku njëri prej të cilëve ka përfunduar...

Balluku inspekton punimet në aksin Thumanë-Kashar: Po punohet me ritme të shpejta

Janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë – Kashar, ndersa 30 qershori është dita kur parashikohet që segmenti të jetë i...

Lajme të tjera

Web TV