“Është një dashuri e ashpër”/ Rama: Kryeministri holandez më mësoi të dua Europën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me homologun holandez, Mark Rutte u shpreh se ai e mësoi se si të dashuronte Europën, duke u nisur nga mbështetja që ka shprehur për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Është një dhuratë e vërtetë të jesh sot këtu, pres darkën me Markun për ditëlindjen time. Ka më shumë përvojë. Ne punojmë së bashku në Samitin e NATO-s, mendoj se theva rekordin e fjalimit më të shkurtër pasi Marku e tha gjithçka që doja të thoja për Ukrainën. Nuk ka asgjë për t’i shtuar kësaj. U bëra xheloz për fjalimin që mbajti ai, pasi doja ta mbaja unë. Doja të shpreh mirënjohjen për Holandën, kombinimin e qëndrimit të tyre të rreptë që në fakt ishte nervozues derisa e kuptuan. Ne kuptuam se Holanda ishte serioze lidhur me kriticizmin e saj, por edhe Holanda e kuptoi se ne ishim seriozë.

Falë këtij raporti dypalësh, ne shohim më shumë nga Holanda në vendin tonë. Renditet mes investuese më të mëdhenj në vend. Me shpresë presim me padurim një lajm të mirë në fillim të vitit tjetër falë të një eksplorimi që kompania Shell po bën në vendin tonë për energjinë dhe burimet e reja. Në të njëjtën kohë presim të shohim të materializuar raportin mes aeroportin e Tiranës dhe atë të Holandës.

Jam shumë mirënjohës, për përpjekjet e tij serioze për të shtyrë Ballkanin Perëndimor drejt Europës, për të shtyrë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Marku më mësoi që të dashuroj Europën, sepse është një dashuri e ashpër” – tha Rama.

Të fundit

Kryetarja e komanduar u dorëhoq, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri

Këshilli Bashkiak i Himarës mblidhet sot në orën 16.00 me një pikë të vetme në rendin e ditës, zgjedhjen...

VIDEO/ Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë gjininë e bebit që pritet të vijë në jetë

     Këngëtari Bardhi Idrizi dhe Sara Gjordeni do të bëhen prindër për herë të parë së shpejti. Ditën e sotme, përmes një postimi në Instagram kanë...

Zelensky: “Merci la France”

Nga dërguara e Fjala.al në  Strasbourg Monada Mehmetaj  Nje maraton takimesh dje dhe sot ne France e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky i cili eshte munduar...

3.3 milionë turistë në 5 muaj, Kumbaro: Rrisim vëmendjen me afrimin e pikut të sezonit!

Rreth 974 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit maji 2024, duke e çuar në më shumë se 3.3 milionë shifrën totale...

Hapet një segment i aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë pjesë e Korridorit VIII është hapur për qarkullimin e automjeteve në një pjesë të tij. Loti që është hapur për qarkullimin...

Lajme të tjera

Web TV