Tjetër sulm me armë në SHBA/ Tronditet qyteti i Sacramentos, 4 të plagosur dhe 1 viktimë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër të plagosur dhe një i vrarë, në të shtënat me armë më herët këtë mëngjes pranë ndërtesës së kapitolit të shtetit në Sacramento, sipas Departamentit të Policisë Sacramento.

Të shtënat ndodhën jashtë klubit të natës ‘Mix Downtown’ në ‘16th and L Streets’.
Një zëdhënës i policisë, oficeri Ryan Woo, tha se viktima e ndjerë është Greg Najee Grimes, 31 vjeç, i cili punonte si ndihmës trajner futbolli dhe mësues në shkollën e mesme Inderkum. Ai kishte një djalë.

“Ne duam që njerëzit të dinë se çfarë kanë humbur sot”, tha familja. “Një shok, një trajner, një mësues, një nip, një kushëri, një djalë dhe më e rëndësishmja një baba.”

Në Twitter, kryetrajneri i futbollit të Inderkum, Reginald Harris, konfirmoi humbjen, duke postuar foto të Gregut me futbollistët e shkollës dhe duke shkruar: “Sot Familja jonë ka pësuar një humbje të jashtëzakonshme. Ne bashkohemi teksa vajtojmë vdekjen e lojtarit, trajnerit, mentorit, djalit dhe babait Greg Grimes.”

Tre muaj më parë, një tjetër shkëmbim zjarri në qendër të qytetit të Sacramentos vrau gjashtë dhe plagosi 12.

Të fundit

Në burg për aferën e inceneratorëve, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e Lefter Kokës

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesat e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili kërkonte shfuqizimin si antikushtetues të dy...

“Nuk e fsheh dot”- Çfarë po tregon Juli pak para “Prime-t” të sotëm?

Juli dhe Meritoni prej të shtunës janë në një televotim, ku publiku do të vendosë se cili do të jetë finalisti i dytë i...

Autobusi me punëtorë përplaset dhe del nga rruga, 8 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur

Tetë persona humbën jetën dhe rreth 53 të tjerë u plagosën kur një autobus me punëtorë ferme u përplas me një automjet tip Ford...

Irlanda pritet të rrisë moshën e blerësve të duhanit

Irlanda pritet të rrisë në 21 vjeç moshën minimale të blerësve të duhanit, sipas një draft-legjislacioni të prezantuar të martën. Nëse finalizohet, ky do të...

Tragjedia në Shkodër/ Gazetarja zbardh detajet: Burri i bllokonte thirrjet në telefon

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur në lumin Buna, ishte një nga ngjarjet më të rënda të raportuara në...

Lajme të tjera

Web TV