Inceneratorët “ikin” nga SPAK shkojnë në politikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngritja dhe funksionimi i incenratorëve ka përplasur dje në distancë në deklarata kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

 Çështja e inceneratorëve u shfaq sërish në opinionin publik kur dy të moshuar rezultonin me shuma të mëdha që dyshohet se ishin skemë për përfitimin abuziv të inceneratorëve. Monika Kryemadhi ka bërë publike rastin e dy të moshuarve se si janë mashtruar. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi doli në një konferencë për mediat, ku i është përgjigjur kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj sa i takon çështjes së inceneratorëve. Kryemadhi tha se Veliaj duhet të sqarojë firmën e tij dhe se ku janë 128 milionë eurot për inceneratorin e Tiranës. Ajo theksoi se të gjitha akuzat dhe paditë janë në SPAK. “Meqenëse për të informuar është detyrë qytetarë në kuadrin e përdorimit, uzurpimit dhe të mashtrimit në mënyrë sistematike nga sekti i rilindjes, i cili ka kapur ekonominë shqiptare, politikën shqiptare dhe jetën e përditshme të qytetarëve. Jam e detyruar që të sqaroj mjaftistin e fundit, Erion Veliaj meqë kishte problem shumë të madh çështjen e rindërtimit, kishte problem shumë të madh çështjen e pastrimit të Tiranës, kishte problem shumë të madh çështjen e ndërtimit të gradaçielave të cilat po shqyejnë jo vetëm qiellin por dhe nëntokën e Tiranës. Kishte çështjen e mjedisit të Tiranës, kishte çështjen e mjedisit të Tiranës, kishte çështjen e shkollave të Tiranës, kishte problem shumë të madh sesa shumë punëtor i madh ishte ai që ndërton, i prish dhe i rindërton rrugët e Tiranës për të grabitur”, është shprehur Kryemadhi. Shefja e LSI-së tha se Veliaj duhet të sqarojë firmën e tij në në çështjen e inceneratorëve. “Meqenëse ishte i shqetësuar për çështjen e inceneratorëve po i them përsëri zotit Erion Veliaj të sqarojë firmën e tij këtu dhe me vulë në emër të Bashkisë së Tiranës, në emër të Këshillit Bashkiak të Tiranës i cili ka marrë një angazhim 30-vjeçar në mënyrë të paligjshme për të paguar një koncesion të paligjshem, i cili ka ardhur si rezultat i firmës së palijgshme të Erion Veliajt. Ky, oratori i madh i cili me urdhër nga Holanda doli sot për të folur të sqarojë dhe këtë tabelë angazhimin financiar 30 vjeçar të Bashkisë së Tiranës por edhe Ministrisë së Financave por edhe fondeve që mblidhen taksat që paguajnë qytetarët shqiptarë dhe të angazhimit buxhetor që merr qeveria shqiptare për të paguar për inceneratorin e Tiranës. Zoti Erion Veliaj ka shumë të drejtë që ligjëron si bilbil i ngrysur në televizion por gjëja e parë që duhet të bëjë, të përgjigjet për firmën e tij që ka ndryshuar fatin e një koncesioni të paligjshëm dhe ka ngarkuar me një barrë 30-vjeçarë për të paguar sot jo vetëm qytetarët e Tiranës por qytetarët e të gjithë Shqipërisë”, tha ajo. Kryemadhi i këkoi Veliajt që të ndalë presionin dhe të paraqitet për tu përballur në SPAK. “Nuk ka më kohë që të bësh presion ndaj qytetarëve. Por përgjigju dhe ktheju shtëpitë banorëve të Kombinatit që fituan gjyqin që i prishe në mënyrë të paligjshme për të bërë atë çfarë po bën sot rreth e qark Tiranës me ndërtime të paligjshme me gradaçiela shumëkatëshe dhe duke i degdisur shqiptarët jashtë shtëpive të tyre, jashtë pronave të tyre dhe duke i grabitur ato. Takohemi në SPAK. Të gjitha akuzat dhe paditë e mia janë në SPAK me fakte autentike, me deklarata, me fatura të vërteta, me firmën e Erion Velisë të datës 27 mars të 2019, me numër protokolli, me vulën e Bashkisë së Tiranës. Me vulën e bashkisë së Tiranës për miratimin e një buxheti dhe angazhimi 30 vjeçar në mënyrë të paligjshme të Bashkisë së Tiranës. Kaq për sot. Prapë shihemi përsëri.”, tha Kryemadhi.

Lexo edhe :  Këngëtarja Teuta Selimi kallëzon për dhunë bashkëshortin dhe vëllanë

Reagimi i Erion Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se do të nisë ndërtimi për teatrin e ri këtë vjeshtë. Veliaj u shpreh se këtë verë do të hapet gara dhe pasi të mbyllen procedurat, për 60 ditë, në vjeshtë nis ndërtimi, që sipas tij, do të zgjasë dy vjet. Por në pyetjen jo të drejtëpërdrejtë, Erion Veliaj tha me ironi se pesonat që janë pa shtëpi në zonën e “5 Majit” mund të shkojnë të rrinë në Gjiri të Lalzit, duke nënkuptuar shtëpinë e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. “Ka pasur vonesa, se janë rritur shumë çmimi i betonit, i çelikut. Është dyfishuar ky çmim, ndaj na u desh të bënim azhornimet. Ka ndodhur një lloj lemze, derisa doli vendimi i qeverisë që indekson cmimet e tregut sot. Këtë tani e kemi rikuperuar, ndërkohë që disa bllokime i kemi pasur subjektive, sulmet e partive, të zonjës që përmende. Humbën 22 gjyqe. Secili prej gjyqeve merr një masë bllokimi, por ne i fituam të gjitha. Ftesa ime për politikanët e kësaj sëre është, nëse i doni njerëzit, ndani vila me ta. Jepuni vilën tuaj në Lalz. Për sa kohë nuk bëni asnjë akt altruist, na lini të punojmë”, tha Erion Veliaj.

Të fundit

OBSH e konfimon, ja sa persona kanë vdekur që nga nisja e konfliktit në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur besim të plotë në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë...

Lindjet në nivelin më të ulët historik, popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë. Të dhënat zyrtare të INSTAT referojnë se në 3-mujorin...

Çiklizëm, edicioni i 81-të i Turit të Shqipërisë/ Pesë etapa në jug të vendit

Federata Shqiptare e Çiklizmit do të organizojë javën që vjen edicionin e 81-të të Turit të Shqipërisë. Në eventin që do të mbahet nga...

“Nuk e fsheh dot më”, Juli e pranon: Kam hyrë në BBV për të…

Julian Deda është shprehur sot se ka hyrë në “Big Brother VIP3” për të fituar dhe jo vetëm për të shkuar në finale. Këtë e...

Nuk ndalet dhuna në parlament, deputetët përleshen me njëri-tjetrin (Video)

Një përleshje mes deputetëve ka ndodhur në parlamentin e Gjeorgjisë, ndërsa deputetët debatonin mbi 'ligjin e stilit rus'. Projektligji kërkon që mediat, organizatat joqeveritare dhe...

Lajme të tjera

Web TV