Kremlini shkarkon drejtorin e Agjencisë Hapësinore Ruse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Vladimir Putin urdhëroi shkarkimin e kreut të agjencisë ruse të hapësirës Roskosmos, duke i dhënë fund një mandati që u karakterizua nga akuzat për korrupsion dhe tensione të vazhdueshme me agjencitë e tjera hapësinore, përfshirë NASA-n.

Të premten Kremlini bëri të ditur emërimin e Yuri Borisov, një ish-zëvendës kryeministër dhe zëvendës ministër i mbrojtjes, për të zëvendësuar Dmitry Rogozin në krye të agjencisë hapësinore.

Është e paqartë nëse Rogozin u largua tërësisht nga postet qeveritare apo do t’i jepej një pozicion i ri diku tjetër. Rogozin nuk dha asnjë deklaratë publike pas shkarkimit, por agjencia Roskosmos publikoi më vonë një video që tregon momentet kryesore të mandatit të tij, shkruan REL.

Roskosmos njoftoi gjithashtu një marrëveshje të re partneriteti me NASA-n, mbi misione me “ekuipazhe të integruara” në fluturimet hapësinore ruse dhe amerikane.
Rogozin mbikëqyri agjencinë ruse të hapësirës që nga viti 2011-të, fillimisht si zëvendëskryeministër dhe më pas si drejtor i përgjithshëm.

Gjatë mandatit të tij, Roskosmos ishte subjekt i raporteve të vazhdueshëm në lidhje me korrupsionin dhe vjedhjen e fondeve publike dhe së fundmi u karakterizua nga marrëdhënie të tensionuara me NASA-n.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV