Historike/ Hapen zyrtarisht negociatat Shqipëri-BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm i Çekisë ka njoftuar zyrtarisht para delegacionit shqiptar se “erdhi momenti që të hapen negociatat mes BE-së dhe Shqipërisë”.

“Momenti nisi”, tha ai duke njoftuar kështu hapjen e negociatave.

Ministri i Jashtëm i Çekisë parashtroi gjatë fjalës së tij detyrimet që ka Shqipëria gjatë këtij rrugëtimi të gjatë në drejtim të Bashkimit Europian. Ai tha se BE pret që Shqipëria të respektojë traktetet e Bashkimit Europian mbi të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

“Të mirat për të dyja palët janë të qarta. BE është parteri juaj më i madh për të mirat në investimet e juaja. Presim përputhshmëri në mënyrë që procesi i zgjerimit të jetë më i besueshëm, më dinamik. E i vendos shumë vend një zbatimit të konsensusit të zgjerimit. Në përputhshmëri të 25 marsit të vitit 2020 Këshilli miratoi në 18 qershor 2022 kuadrin e përgjithshëm e konsensusit për të zgjeruar integrimin. Negociatat synojnë zgjerimin në qasjen e BE-së. Shqipëria duhet që të përkrahë dhe të zbatojë të gjitha reformat, veçanërisht reforma për korrupsion, reforma e krimit të organizuar, administratën publike. Mirëpresim faktin që Shqipëria është në dakordësi të plotë për politikat e BE. Mirëpresim gatishmërinë e Shqipërisë për anëtarësim, do ju mbështesim në përpjekjet tuaja dhe mezi ju presim të jeni si një anëtar me të drejta të plota“- tha ia,

Po ashtu, ai theksoi domosdoshmërinë që Shqipëria të jetë një shtet ligjor, ku zbatohen të drejtat e njeriut duke përfunduar edhe Reformën në Drejtësi, reformën në administratën publike si edhe reforma të tjera të ngjashme.

Pas tij e mori fjalën shefi i diplomacisë europiane, Borrell i cili tha se kjo është arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë.

Të fundit

“Pranvera nuk ndalet”, çfarë po paralajmëron kreu i PL-së Meta?

Kreu  i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi të piktorit Avni Delvina. Në foton...

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Lënda e bardhë është përgjegjëse për transmetimin e sinjaleve të ndryshme dhe të vazhdueshme në tru. Ajo shërben për të lehtësuar komunikimin në mbarë...

Sot protesta e katërt para bashkisë Tiranë, apeli policisë:Distancohuni nga çdo akt dhune

Sot, 26 prill, do të zhvillohet protesta e radhës e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë Tiranë. Protesta e cila...

Pluhur afrikan dhe rritje temperaturash, çfarë ndodh me motin në fundjavë

Meteorologu Hakil Osmani ka treguar si do të jenë kushtet e motit për fundjavën dhe çfarë na pret fillimin e javës së ardhshme. Ai...

Gjeografia e simpatizantëve të 4 politikanëve kryesorë

Nga Eduard Zaloshnja Një nga pyetjet e përmuajshme në sondazhin që zhvilloj për Report TV është: “Për cilin nga 4 politikanët kryesorë keni opinionin më...

Lajme të tjera

Web TV