“Do të ketë luftë”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe në ditën e sotme, mediat sportive janë fokusuar kryesisht tek fitorja e Barçës në ElClasico ndaj Real Madrid. Nga ana tjetër gazetat italiane shkruan për objektivat e fundit të merkatos nga klubet ‘Big’ të Seria A.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë:

“Milan më jep numrin 10”, me këtë titull hapet “La Gazzetta dello Sport”. De Ketelaere kërkon numrin 10 para se të finalizoj transferimin e tij në Milano.
Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 25/07/2022“Corriere dello Sport” ka shkruar “Napoli do Scudetton”. Këto ishin fjalët e Osimhen, sulmuesit të napolit, në një intervistë së fundmi ku ai u shpreh shumë optimist.
Prima Pagina Corriere dello Sport 25/07/2022“Kjo duket mire” është titulli i katalanases “Mundo Deportivo”, duket se klubi i Barçës ka gjetur rrugën e duhur, dhe pas fitores ndaj Real Madrid, ata duken akoma më optimist dhe të ‘etur’ për sukses.
Prima Pagina Mundo Deportivo 25/07/2022“Conte sfidon Allegrin” ka shkruar torinezja “Tuttosport”. Tashmë në garë për transferimin e Zaniolos ka hyrë dhe Tottenham të cilët po përpiqen t’ia ‘rrëmbejnë’ lojtarin Romës, para Juves.
Prima Pagina Tuttosport 25/07/2022Gazeta madrilene “AS” ka shkruar “Do të ketë luftë”. Në ElClasicon e luajtur nuk mungoi tensioni në fushë dhe gjatë këtij sezoni do të presim spektakël maksimal.
Prima Pagina AS 25/07/2022“Raphinhazo” është titulli i “Sport”, gazeta katalanase i ka thurur elozhe yllit Brazilian, të transferuar së fundmi, për super golin e shënuar në ElClasico.
Prima Pagina Sport 25/07/2022“Lider druri” ka shkruar prestigjozja “Marca” për qendërmbrojtësin e transferuar së fundmi, Rudiger. Gjermani bëri debutimin e tij si mbrojtës qëndror i majtë në humbjen e Real Madridit kundër Barçës në Las Vegas. Lojtari tregon karakter dhe shkathtësi.
Prima Pagina Marca 25/07/2022“E pranueshme, Ronaldo mund të largohet, por vetëm në huazim” është titulli i të përditshmes britanikes “Mirror Sport”. Kështu u shpreh trajneri i United Ten Hag, i cili nuk ka në plan të heq dorë nga ylli portugez.
Prima Pagina Mirror Sport 24/07/2022

Të fundit

A e zbulon inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më mirë se mjekët?

Një studim i bërë së fundmi arrin në përfundimin se mjekët janë në gjendje të zbulojnë kancerin në gji...

Një bishë luksoze! Rolls-Royce prezanton makinën e re, 370 000 euro për 659 kuaj fuqi

Rolls-Royce ka nxjerrë në shitje modelin më të fuqishëm të historisë së vet, Black Badge Spectre, një supermakinë elektrike që kushton rreth 320 000...

Hamasi liron 6 pengje izraelitë në këmbim me 602 të burgosur palestinezë

Hamasi liroi edhe gjashtë pengje të tjera izraelite në këmbim me 602  të burgosur palestinezë. Eliya Cohen, 27 vjeç, Omer Shem Tov, 22 vjeç...

Shihet si favorit/Kush është Friedrich Merz, kancelari i mundshëm i ardhshëm i Gjermanisë

Ndërkohë që qytetarët gjermanë do t’i drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur Bundestagun e ardhshëm, Friedrich Merz është kandidati për kancelar i...

“Sëmundja e adoleshentëve”, ankth dhe stres artificial nga pijet energjike

Ankthi dhe stresi tek të rinjtë dhe veçanërisht tek adoleshentët e deri tek nxënësit e shkollave është kthyer në një problematikë serioze në qytetin...

Lajme të tjera

Web TV