test

Humbin jetën rreth 40 persona në Indi, konsumuan pije të përziera me metanol

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe rreth 50 të tjerë janë shtruar në spital në Indinë perëndimore pasi kishin pirë alkool të kontaminuar, sipas policisë.

 

Ngjarja ka ndodhur në rrethet Botad dhe Ahmedabad të shtetit Gujarat, ku prodhimi, shitja dhe konsumimi i alkoolit është i paligjshëm.

 

 

“Rreth 10 persona janë arrestuar dhe rreth 475 litra alkool janë gjetur,” tha Ashish Bhatia, drejtori i përgjithshëm i policisë në Gujarat.

Bhatia tha se një nga të arrestuarit kishte vjedhur metanol nga një fabrikë në Gujarat dhe ia kishte shitur një kushëriri, i cili më pas ua shiti të tjerëve që holluan kimikatin me ujë dhe e shitën si pije. Metanoli mund t’i bëjë njerëzit të ndjehen të dehur, por edhe një sasi shumë e vogël mund të jetë toksike.

Vdekjet nga pirja e alkoolit, e njohur në gjuhën e folur si “liker i prodhuar nga vendi” – nuk janë të rralla në Indi.

Por edhe në shtetet ku pirja është e ligjshme, alkooli i paligjshëm mbetet i popullarizuar, veçanërisht në zonat më të varfra rurale.

Sipas SafeProof, alkooli i bërë në shtëpi mund të bëhet vdekjeprurës kur përzierjes i shtohen lëngje të tjera si alkooli ose metanoli. Helmimi nga metanoli mund të shkaktojë të vjella dhe probleme me zemrën ose frymëmarrjen.

Të fundit

E pazakontë/ Gruaja gjysmë e zhveshur dhunon shoferen e një automjeti (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një autostradë në Dallas, ku një grua gjysmë e zhveshur filloi të...

Hotelet në informalitet/ 2.3 mln turistë në 4 muaj, vetëm 13% të deklaruar

Më shumë të huaj që vizitojnë vendin tonë po flenë në strukturat akomoduese. Të dhënat e fundit të INSTAT, tregojnë se vetëm në muajin...

Ngriti skemë mashtruese me TVSH/ Ja sa vite burg do të vuajë 46-vjeçari Erion Berberi

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 6 vjet heqje lirie 46-vjeçarin nga Tirana, Erion Berberi. Vendimi është dhënë 4 ditë më parë nga Gjyqtari Mikel...

Shpallet qeni më i ‘shëmtuar’ në botë, ja shpërblimi që mori pronarja

Një qen në SHBA është titulluar si më i shëmtuari në botë. “Wild Thang” që është 8 vjeç e ka fituar garën për Qenin më...

Tri zakone të praktikuara nga çiftet më të lumtura

Shumë çifte që janë të zënë bëhen të pakënaqur dhe të largët, sepse çdo gjë tjetër ka përparësi mbi marrëdhënien e tyre. Ata shpesh humbasin...

Lajme të tjera

Web TV