Denoncimi i PL për inceneratorët, reagon ‘Infrastruktura’: S’kemi dijeni për akte…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas denoncimit të partisë së Lirisë lidhur me aferën e inceneratorëve ka ardhur një reagim i ministrisë së Infrastrukturës ku thuhej se Autoriteti Kontraktor nuk mund të ketë dijeni për huadhëniet, huamarrjet apo transaksione të tjera të kësaj natyre.

Autoriteti Kontraktor sipas tyre jep miratim për transferimin e aksioneve gjatë kohëzgjatjes së kontratave koncesionare në fuqi, veprim që nuk ka ndodhur në këtë rast.

“Në zbatim të kontratës Koncesionare “Për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier”,  Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në rolin e Autoritetit Kontraktor, ka detyrimin kontraktual të garantojë pagesën e kësteve të mbështetjes financiare sipas kushteve të kontratës, konkretisht pikës 5.4.3/d të saj, që parashikon se “Në çdo kohë gjatë afatit të kësaj kontrate, AK është i detyruar, të garantojë pagesën e kësteve të mbështetjes financiare sipas aneksit V bashkëlidur kësaj kontrate dhe të mos i ndërpresë ato përveçse në rastet e parashikuara nga dispozitat 10.9 ‘Braktisja’ dhe 11 ‘Zgjidhja e kontratës së koncensionit’ të kësaj kontrate. Garantimi i pagesës së kësteve është kusht thelbësor i kontratës”.

Me vendimin e datës 28.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, janë vendosur në sekuestro preventive shoqëritë koncesionare së bashku me pasuritë e luajtshme dhe të paluajshme, duke i kaluar në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe duke caktuar dhe Administratorin e tyre.

Në vijim, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara i ka kërkuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të kryejë pagesat në përmbushje të detyrimeve kontraktuale. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në përmbushje të detyrimeve të kontratës, kërkesës së Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, si dhe faturave të lëshuara prej Agjencisë, ka kryer pagesën e mbështetjes financiare për këstet mujore për muajt, prill, maj dhe qershor 2022.

Lexo edhe :  Çmimi i energjisë për furrat e bukës, më 7 maj nis verifikimi

Gjithashtu në zbatim të detyrimeve kontraktore, konkretisht Neni 19, pika 16.1 e kontratës “Sanksionet”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bazuar në të dhënat e ecurisë së punimeve nga Mbikqyrësi i Punimeve, ka vendosur penalitet për mosrespektimin e afateve për dorëzimin e objektit në masën 551,250 euro, penalitet i cili rritet çdo ditë me 2250 euro/ditë.

Në përgjigje të akuzave të lëshuara sot në media nga parti politike të caktuara, të lidhura me transaksione që nuk janë pjesë e objektit të kontratave koncesionare, Autoriteti Kontraktor nuk mund të ketë dijeni për huadhëniet, huamarrjet apo transaksione të tjera të kësaj natyre. Autoriteti Kontraktor jep miratim për transferimin e aksioneve gjatë kohëzgjatjes së kontratave koncesionare në fuqi, veprim që nuk ka ndodhur në këtë rast.’- thuhet në njoftimin e ministrisë së infrastrukturës.”

Të fundit

VIDEO/ Roma ngec sërish në “Olimpico” ndaj Juventusit, “buzëqesh” Atalanta

Roma dhe Juventusi ndanë pikët në takimin e luajtur në “Olimpico” në kuadër të javës së 35-të të Serisë...

Futbolli në zi! Ndahet nga jeta trajneri i njohur (Emri)

Bota e futbollit në zi! Cesar Menotti, ish-trajneri kampion bote me Argjentinën në vitin 1978, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare. Menoti udhëhoqi kombëtaren...

“Një djalë nga Amerika më shkruan”/ Ledjona: Dua një mashkull mos ketë lekë

Ish-banorja e BBV3 Ledjona e ftuar në një emision televiziv ka treguar se është beqare dhe shpreson që të mos zgjasë edhe shumë. Ajo tregon...

Martesë apo karrierë? Çfarë zgjidhni sipas shenjës tuaj të horoskopit

Një nga dilemat më të mëdha është ajo mes punës dhe jetës personale. Pothuajse të gjithë njerëzit, qoftë edhe për një kohë të shkurtër...

‘Lija rrogën në bixhoz’, shkrimitari i njohur rrëfen dramën e jetës

Ylljet Aliçka, romancier, diplomat dhe skenarist, ka rrëfyer në emisionin “Interview” në Euronews Albania, detaje nga jeta e tij si mësues para se të...

Lajme të tjera

Web TV