Vrasja e liderit të Al Kaedës/ Obama: Drejtësi për familjet e viktimave të 11 shtatorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti i SHBA-ve Barack Obama ka reaguar në lidhje me vrasjen e liderit të Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri në një sulm me dron në Afganistan.

Shtetet e Bashkuara kanë vranë liderin e Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri në një sulm me dron në Afganistan.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti amerikan Joe Biden të hënën në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë.

Nëpërmjet një postimi në Twiter, Obama është shprehur se vdekja e liderit të Al-Kaedës tregon se se është e mundur që terrorizmi të zhduket pa qenë në luftë në Afganistan.

Ndërkohë nuk la pa përmendur sulmin terrorist në kullat binjake të 11 shtatorit.

 

Obama tha se shpreson që vrasja e liderit të Al-Kaedës të sjellë paqe në familjet e viktimave të 11 shtatorit si edhe te njerëz të tjerë që kanë vuajtur nga duart e Al-Kaedës.

Zawahiri, i cili sapo mbushi 71 vjeç, kishte mbetur një simbol i grupit, 11 vjet pasi SHBA vrau Osama bin Laden. Në një moment, ai veproi si mjeku personal i Bin Ladenit.

Zawahiri po strehohej në qendër të Kabulit për t’u ribashkuar me familjen e tij, tha Biden, dhe u vra në atë që një zyrtar i lartë i administratës e përshkon si “një sulm ajror të përshtatur saktë”.

Sulmi me dron u krye në orën 21:48 lokale të shtunën u autorizua nga Biden pas javësh të takimeve me kabinetin e tij dhe këshilltarët kryesorë.

Konfirmimi i sulmit u bë disa orë pasi sundimtarët talebanë në Kabul thanë se një sulm me raketa të dielën kundër një kompleksi banimi në kryeqytetin afgan, ishte kryer me një dron amerikan.

“Emirati Islamik i Afganistanit e dënon fuqishëm këtë sulm me çfarëdo preteksti”, tha zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid në një deklaratë, duke përdorur emrin zyrtar për qeverinë talebane.

Lexo edhe :  Presidenti Zelensky takohet me JD Vance, "Vatikani, vendi i bisedimeve për paqen"

Ai e denoncoi sulmin si “shkelje të hapur të parimeve ndërkombëtare dhe marrëveshjes së Dohas”, duke ju referuar marrëveshjes së vitit 2020 që grupi i tij kishte nënshkruar me SHBA-në, e cila çoi në tërheqjen e të gjitha trupave amerikane dhe aleate nga Afganistani gushtin e kaluar, pas pothuajse 20 vitesh lufte me talebanët.

Grupi kryengritës islamik mori kontrollin mbi Afganistanin me 15 gusht pasi trupat e huaja të udhëhequra nga SHBA-ja u tërhoqën dhe qeveria e mbështetur nga perëndimi në Kabul si dhe forcat e saj të sigurisë u rrënuan përballë sulmit taleban.

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA-ja pushtoi Afganistanin në tetor të vitit 2001 dhe rrëzoi qeverinë e atëhershme talebane në Kabul, për ta ndëshkuar atë për strehimin e rrjetit terrorist al-Kaeda. Bin Laden dhe al-Zaëahiri i shpëtuan operacionit ushtarak ndërkombëtar. Forcat e posaçme amerikane më vonë gjetën dhe vranë Bin Ladenin thellë brenda Pakistanit fqinj, në maj të vitit 2011.

Të fundit

Moti i keq godet Francën/ Përmbytje të mëdha nga reshjet e shiut, raportohet për viktima

Moti i keq ka goditur Francën juglindore. Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur vendin, duke shkaktuar të paktën tri viktima. Kryebashkiaku i Lavandousë...

Bota e sportit në zi, ndërron jetë legjenda e boksit në moshën 87-vjeçare

Bota e sportit është në zi, pasi ka ndërruar jetë Nino Benvenuti. Ky i fundit mbylli sytë përgjithmonë në moshën 87-vjeçare si legjendë e...

83 mandatet e PS: Braçe shkëlqen në diasporë, Gonxhe në Tiranë. Ministrat…

Në zgjedhjet e 11 majit, PS arriti të fitojë 83 mandate, duke i dhënë mundësi Edi Ramës të qeverisë vendin edhe për 4 vite...

Toyota ‘tërheq’ mbi 400,000 kamionçina, ‘mund të çojnë në përplasje mbrapsht’

Toyota ka një reputacion të fortë për ndërtimin e makinave, kamionëve dhe SUV-ve të besueshme, por edhe kamionçina e saj Tundra nuk është imune...

Dominim absolut në PD, Jorida Tabaku dhe Alimehmeti kanë 27% të votave demokrate

EDUART ZALOSHNJA Në Qarkun Tiranë, dy kandidatë të listës së hapur të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, prodhuan rezultatin më madhështor...

Lajme të tjera

Web TV