“Nuk mund të shihja, dëgjoja dhe ecja”, aktori i famshëm zbulon sëmundjen e rrallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë që dha së fundmi, Ashton Kutcher foli për një problem shëndetësor që e la të paaftë për të parë, dëgjuar apo ecur. Aktori i famshëm zbuloi se vuan nga një çrregullim autoimun, e cila pati një ndikim shumë serioz në shëndetin e tij.

“Dy vjet më parë, pata këtë formë të çuditshme, jashtëzakonisht të rrallë të vaskulitit që, si p.sh., më prishi shikimin, dëgjimin, ekuilibrin tim, ” tha aktori 44-vjeçar duke shtuar më tej se iu desh rreth një vit që të kthehej në gjendje normale.

 

“Derisa kaloi, mendoja: ‘Nuk e di nëse do të mund të shoh përsëri, nuk e di nëse do të mund të dëgjoj përsëri apo nëse do të jem në gjendje të ec përsëri. Ndihem me fat që jam gjallë.”, tha aktori. Sot, pasi ka kapërcyer rrezikun, aktori tha se nuk lejon asnjë sfidë t’i pengojë suksesit të tij.

“Në momentin kur filloni t’i shihni pengesat tuaja si gjëra që janë krijuar për ju, për t’ju dhënë atë që ju nevojitet, atëherë jeta fillon të jetë argëtuese, apo jo?” theksoi ai.

Të fundit

Gjermania plan për të mbështetur ushtarët amerikanë në frontin lindor të NATO-s

Ushtria gjermane po përgatit një plan afatgjatë për të ofruar mbështetje logjistike për trupat amerikane që do të shkojnë...

Një personazh i ri futet surprizë në shtëpinë e BBVip, banorët mbesin pa fjalë

Vëllai i Madh u ka dhënë sot banorëve të “Big Brother VIP3” një sfidë të re. Ata do të ndahen në çifte dhe pasi...

Qyteti që u shpall “xhevahiri i fshehur” i Europës për vitin 2024

I vendosur midis Benidorm dhe Alicante, qyteti i Villajoyosa në Spanjë ka ndërtesa shumëngjyrëshe dhe një plazh të bukur me palma. Shumë destinacione të njohura...

Skema e re/ Ndryshojnë sahatët për furrat e bukës

Duke nisur nga data 1 maj do të hyjë në fuqi skema e re e tarifikimit të energjisë elektrike për furrat e bukës, që...

Bardhi kërkoi interpelancë urgjente pas dokumentarit të RAI 3, reagon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Grupi i PD-së kërkoi interpelancë urgjente pas publikimit të emisionit investigativ në median italiane Rai3. Reagimi i kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV