#Trump2024/ Donald Trump flet për ri-kandidimin për president kundër Biden në 2024-ën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka folur sërish në lidhje me një kandidim të mundshëm përballë Joe Biden në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në vitin 2024.

Trump u tha republikanëve se po vjen koha që ai të bëjë një njoftim zyrtar në lidhje me ofertën e tij të ardhshme për Shtëpinë e Bardhë, shkruan Daily Mail.

Teksa mbante fjalën në Konferencën e Veprimit Politik Konservator (CPAC) në Dallas, këtë fundjavë, Trump konfirmoi se do të bëjë publike planet e tij për të kandiduar.

“Sigurisht që nuk është një periudhë shumë e gjatë, koha po vjen”, tha Trump.

Ai argumentoi se kombi po përballej me kriza të politikës së brendshme dhe të jashtme, duke thënë se Amerika humbi ‘prestigjin’ e saj kur Biden tërhoqi trupat amerikane nga Afganistani vitin e kaluar.

Trump gjithashtu pohoi se SHBA-ja është një komb që lejoi Rusinë të shkatërrojë Ukrainën, duke vrarë qindra mijëra njerëz dhe kjo situatë vetëm do të përkeqësohet.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV