Rezoluta e Shqipërisë kundër Dick Marty, deputeti serb: Të reagojmë me dhunë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka dërguar sot një rezolutë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku kërkon që të shpallë të pavërteta akuzat në raportin e Dick Marty.

Kjo ka nxitur reagime të shumta në Serbi. Midis tyre, Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, njëkohësisht deputet, Milovan Drecun ka reaguar ashpër.

Në një intervistë për RTS (Radio Televizionin Serb), Drecun tha se Serbia duhet të reagojë ashpër dhe me dhunë për këtë rezolutë të Shqipërisë, e cila sipas tij, kërkon që të vrasë të vërtetën.

“Mendoj se si shtet, qeveria jonë, parlamenti duhet të reagojmë dhunshëm ndaj kësaj rezolute që tenton të fshehë tërësisht një krim të tmerrshëm, të justifikojë Shqipërinë. Ata duan që nëpërmjet Këshillit të Evropës të rishikojnë faktet tani dhe të vrasin të vërtetën për herë të dytë.” u shpreh Drecun.

Ai ka paralajmëruar se situata në veri të Kosovës mund të destabilizohet.

Këtë të shtunë, Rama bëri me dije se Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Të fundit

Kush po kërkon trazira para zgjedhjeve ?

Nga ARTUR AJAZI “Në rast se, mblidhen edhe njëherë njerëz para SPAK-ut, unë do të bëj antimiting”. Këtë kërcënim e...

Greqia përfshihet nga moti i keq, qarkullimi ndalohet në disa rrugë të Zakinthos

Greqia po përballet me kushte të këqija moti, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Policia Rrugore e Zakinthosit ka njoftuar se...

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind e udhëtarëve ka të ngjarë...

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Lajme të tjera

Web TV